• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Onkologjiku një akuzë për të gjithë, por dhe detyrim për ndryshim!

by Carlo Bollino
27/06/2024 18:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Turpi i asaj që ndodh brenda mureve të spitalit onkologjik dhe që u zbulua nga prokuroria e Tiranës, është një akt akuzë për të gjithë. Është një akt akuzë për mediat, që përhumben pas rreshtimeve në betejat politike duke harruar problemet reale të njerëzve. Ose ndoshta sepse ne gazetarët e gjejmë përherë një rrugë të privilegjuar për të marrë shërbimet për të cilat kemi nevojë dhe harrojmë se njerëzit e thjeshtë këtë rrugë nuk e kanë. Sot lexova letre e hapur që me 3 gusht 2023 kishte publikuar mësuesja dhe aktivistja Ina Kasimati, e prekur nga kanceri dhe e lënë pa kurimin e duhur në onkologjikun e tmerreve në QSUT. Ina Kasimati denonconte odisenë e saj në spitalin publik të Tiranës dhe betejën e saj të pamundur kundër cinizmit të një strukture indiferente ndaj problemeve të qytetarëve, deri në pikën që iu desh të ikte për t’u kuruar në Francë.

Fatkeqësisht kur ishte tepër vonë për t’i shpëtuar jetën: U detyrua të bëjë një thirrje publike për të mbledhur parà për të paguar udhëtimin e kthimit, për të mundur të vdesë në shtëpinë e saj. Ajo letër (që mund ta lexoni këtu) nuk pati një jehonë të madhe në media (veç pak përjashtimeve). Më vjen turp të konstatoj që ketë letër as në mediat e mia nuk e kemi publikuar. Shpresova se ndodhej në arkiv, por jo! Kur ne gazetarët shkojmë vetëm pas komunikatave të politikanëve dhe nuk dëgjojmë njerëzit, ndodh që edhe pa e ditur, të gjithë bëhemi bashkëfajtorë.

Hetimi i prokurorisë është një akt akuzë për qeverinë, e cila nuk mund të vazhdojë të përdorë mbështetjen që i dha reformës në drejtësi duke kontribuuar në lindjen e SPAK me reforma ne Drejtesi, si një alibi për të zvogëluar përgjegjësitë. Fakti që është prokuroria ajo që nxorri në dritë këtë turp, nuk mund të konsiderohet në asnjë mënyrë meritë e ekzekutivit, faji i të cilit, përkundrazi, është se nuk e denoncoi i pari. Letra e Ina Kasimatit (dhe një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit) është prova se të gjithë drejtuesit institucionalë ishin të informuar mbi atë që ndodhte në onkologjik, e megjithatë nuk bënë asgjë veç shpikjes së justifikimeve për të fshehur mungesën e shërbimeve. Dhe logjika sygjeron që të gjithë, duke filluar nga ministrat e Shëndetësisë që pasuan në vite, të jenë të informuar për atë që ndodhte dhe ndodh edhe sot në reparte të tjerë të shëndetit publik. Nuk mjafton të bëhen muret e reja të spitaleve nëse mungojnë ilaçet për të shpëtuar jetën (përfshi kimioterapeutikët), ose aparatet për kirurgjinë e lartë nuk ekzistojnë apo nuk vihen në punë dhe të autorizohen mjekët e paguar nga Shteti të punojnë edhe për shëndetësinë private, të cilës Shteti tashmë i lejon të veprojë në një sistem monopoli.

Hetimi i prokurorisë është dhe një akt akuze për opozitën, që e mësuar të denoncojë skandale të shpikura ndaj kundërshtarëve të vet politikë me qëllimin e vetëm që ti trembë apo t’u marrë vendin, edhe ajo harron të hetojë skandalet e vërteta siç janë ato që prekin shëndetin e njerëzve, sepse edhe opozita, ashtu si dhe qeveria është viktimë konfliktesh interesi të paimagjinuara. Nëse ndonjëherë bën denoncime, askush nuk e beson sepse ajo pikë e vërtetë përfundon në një det gënjeshtrash. Kjo opozitë ka fajin se përpiqet të deligjitimojë edhe SPAK-un që deri tani është i vetmi antitrup që reziston në luftën kundër pjesës së sëmurë të institucioneve.

Hetimi i prokurorisë është një akt akuze për të gjithë kategorinë e mjekëve, të infermierëve por edhe të atyre pacientëve që në pjesën më të madhe preferojnë të heshtin. Heshtin nga frika, se janë bashkëpunues, apo për indiferencë. Shumë heshtin pasi nuk besojnë se ndonjë gjë mund të ndryshojë dhe duke parë heshtjen e mediave dhe të politikanëve të të gjitha ngjyrave, ndoshta kanë të drejtë. Politikanët ashtu si dhe ne gazetarët e dinë mirë se të kurohen “me mik” vazhdon të jetë çelësi i vetëm për të marrë të drejtat, që i mohohen kujt është “pa mik”.

Të kritikosh e të qash nuk mjafton, sepse jeta vazhdon dhe sa po ndodh duhet të shërbejë si bazë për të përmirësuar të ardhmen tonë. Nuk mjafton të dimë që SPAK ekziston për të na hequr nga ndërgjegja përgjegjësitë tona duke filluar nga ne gazetarët, që duhet të pretendojmë (dhe qeveria duhet ta lejojë) një hyrje të lirë në strukturat shëndetësore për të vigjëluar me sytë tanë mbi atë që nuk funksionon.  Me pretekstin se garantojnë privatësinë e pacientëve, sot spitalet janë të padepërtueshme nga mediat si të ishin burgje. Qeveria duhet të çlirojë drejtorët sanitarë nga ndalimi i turpshëm i të folurit me shtypin pa marrë më parë leje nga ministri, pasi kjo është një lloj censure e kamufluar, që në fakt pengon median të kryejë monitorimin e saj.

Qeveria tashmë është aq e fortë sa duhet të çlirohet nga presionet e oligarkëve dhe monopolistëve të shëndetësisë, të cilët nga pronësia e spitaleve deri në tregun e ilaçeve, kanë më shumë pushtet sa vetë ministrat. Askush nuk është kunder shëndetësisë private, por me kushtin që shëndetësia publike të funksionojë njësoj dhe më mirë se privatët.

Qytetarët kanë të drejtë të kenë akses në një sportel ne cdo spital që të jetë totalisht i pavarur, ku të mund të sinjalizojnë lirshëm dhe në çdo formë që ata e konsiderojnë parregullsi dhe abuzimet që kanë pësuar. E drejta e kurimit është një parim kostitucional dhe kjo e drejtë duhet të garantohet për të gjithë (të varfër e të pasur) dhe është e pabesueshme që sot ka akoma reparte të spitaleve publike në të cilët mungojnë edhe ilaçet.

Dhe në fund, opozita të mos ndjekë vetëm strategji partiake, të mos gënjejë dhe të çlirohet nga konfliktet e veta të interesit me oligarkë të shëndetësisë. Një herë të pakten të zgjedhë të jetë vetëm nga ana e popullit dhe e vërtetës pa mllefe personale, pasi në këtë mënyrë jo vetëm është në interes të shoqërisë, por sepse vetëm kështu fitohen edhe zgjedhjet.

Next Post
“Picasso”/ U zbulua nga “SKY ECC”, trafikanti malazez i kokainës u “tradhtua” nga pushimet në Shqipëri

“Picasso”/ U zbulua nga “SKY ECC”, trafikanti malazez i kokainës u “tradhtua” nga pushimet në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kunata e akuzoi për sjellje imorale, Klodiana ia rrëzon pretendimet live: Vjehrri më rrahu kur isha shtatzënë!

Kunata e akuzoi për sjellje imorale, Klodiana ia rrëzon pretendimet live: Vjehrri më rrahu kur isha shtatzënë!

December 7, 2025
Euro këmbehet për 96.57 lekë, në nivelin më të ulët historik / Por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej

Euro këmbehet për 96.57 lekë, në nivelin më të ulët historik / Por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej

December 7, 2025
“Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”/ Avokati: Është cënuar ekzekutivi

“Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”/ Avokati: Është cënuar ekzekutivi

December 7, 2025
Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!

Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!

December 7, 2025
“Fat, para dhe surpriza”/ 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ditë ‘magjike’ gjatë festave të fundvitit!

“Fat, para dhe surpriza”/ 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ditë ‘magjike’ gjatë festave të fundvitit!

December 7, 2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ: Mbi 70 mijë votues të regjistruar nga diaspora

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ: Mbi 70 mijë votues të regjistruar nga diaspora

December 7, 2025

Të rinjtë e 1990 dhe të rinjtë e 2025 në PD

December 7, 2025
Shishe plastike në gomat e makinës, si të mbrohen shoferët nga truku i ri i grabitësve

Shishe plastike në gomat e makinës, si të mbrohen shoferët nga truku i ri i grabitësve

December 7, 2025
“Jemi të përkushtuar për paqen”, Zelensky i bën thirrje aleatëve evropianë për bisedimet SHBA-Ukrainë

“Jemi të përkushtuar për paqen”, Zelensky i bën thirrje aleatëve evropianë për bisedimet SHBA-Ukrainë

December 7, 2025
Partizani triumfon në derbin e kryeqytetit, mposht 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”

Partizani triumfon në derbin e kryeqytetit, mposht 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In