• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Omicron’ vijon të përhapet me shpejtësi në Europë, vendet raportojnë shifra të larta

by
26/12/2021 15:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritetet shëndetësore në Francë dhe Itali regjistruan një numër rekord rastesh më koronavirus, ndëra varianti “Omicron” vijon të përhapet lehtësisht. Të shtunën, Franca raportoi 104, 611 raste të reja me COVID-19, rekordi më i lartë ditor që nga fillimi i epidemisë në vend.

Agjencia franceze e Shëndetit Publik tha se në total numri infektimeve ka kaluar shifrën 9 milionë. Në spitalet në mbarë vendin ndodhen më shumë se 16 mijë pacientë të shtruar, dhe më shumë se 3 mijë prej tyre janë në kujdes intensiv.

Ndërsa në Itali, autoritetet shëndetësore raportuan 54762 infeksione të reja të shtunën, duke vendosur rekord për të tretën ditë radhazi. Që nga fillimi i pandemisë në Itali janë regjistruar mbi 5.62 milionë raste me COVID-19.

Edhe në Gjermani situata është e zymtë, sipas Institutit Robert Koch, që është përgjegjës për sëmundjet infektive. Autoritetet ngrenë alarmin se me rritjen e infektimeve dhe shtrimeve në spitale, stafi mjekësor po mbingarkohet me punë, ndërsa shumë prej tyre janë të infektuar.

Në Londër, ku është regjistruar dhe numri më i lartë i infeksioneve, shumë qytetarë ditën e krishtlindjeve e kaluan në radhë për të marrë marrë vaksinën. Sipas një raporti të agjencisë së lajmeve Reuters, infeksionet me COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar janë në kulmin e tyre – mesatarja më e lartë ditore e raportuar, mbi 100 mijë infeksione të reja çdo ditë.

Të dhënat fillestare të dy studimeve në Britani tregojnë se infektimi me variantin “Omicron” të koronavirusit mund të kalohet më lehtë sesa infektimi me variantin “Delta”. Por gjetjet gjithashtu tregojnë se “Omicron” është variant shumë më ngjitës krahasuar me atë “Delta”. /VOA/

/b.h

Next Post
E thotë studimi/ Kjo është anëtarja më inteligjente e familjes mbretërore

E thotë studimi/ Kjo është anëtarja më inteligjente e familjes mbretërore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com