• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Omicron përballë Delta/ Alimehmeti publikon studimin e fundit: Varianti më i rrezikshëm i COVID!

by
24/01/2022 20:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka publikuar një studim të fundit për sa i përket rrezikshmërisë së variantit të COVID, Omicron krahasuar me Deltan.

Mjeku thotë se Omicron ka më pak risk për shtrim në spital dhe humbje jete në krahasim me Deltën. Pas të dhënave spitalore nga Afrika e Jugut, Skocia, Anglia, SHBA dhe Kanadaja, ai ka theksuar se ka ardhur konfirmimi edhe nga Portugalia.

Të dhënat e studimit publikuar nga Ilir Alimehmeti

“Në shkencë konsensusi është i parëndësishëm. Rëndësi kanë rezultatet e riprodhueshme.” Cit.: Michael Crichton. Omicron ka më pak risk për shtrim në spital dhe humbje jete në krahasim me Deltën! Pas të dhënave spitalore nga Afrika e Jugut, Skocia, Anglia, SHBA dhe Kanadaja, vjen konfirmimi edhe nga Portugalia.

Studiuesit e autoriteteve zyrtare shëndetësore në Portugali hulumtuan në detaj dhe prepublikuan me 23 Janar 2022 të dhënat mbi:

9.397 të infektuar me Delta dhe

6.581 të infektuar me Omicron.

Rezultatet flasin qartë që Omicron ka më pak risk se Delta!

Të shtruar në spital:

 148 (1.6%) e të infektuarve me Delta dhe

 16 (0.2%) e të infektuarve me Omicron.

75% më i ulët risku i shtrimit në spital me Omicron në krahasim me Deltën.

 Humbje jete:

26 (0.3%) humbje jete me Delta dhe

0 (0%) humbje jete me Omicron.

86% më i ulët risku për humbje jete me Omicron në krahasim me Deltën.

 Qëndrimi në spital:

8.6 ditë mesatarisht me Deltën dhe

 3.7 ditë mesatarisht me Omicron.

4 ditë më pak shtrim në spital me Omicron në krahasim me Deltën.

 Të dhëna të tjera që marrim nga ky studim:

Shtrime në terapi intensive, si përqindje e shtrimeve spitalore:

17 raste (11.5%) me Delta u shtruan në terapi intensive,

0 raste (0%) me Omicron në terapi intensive.

Në grupin e të vaksinuarve Omicron kishte 64% më pak risk për shtrim në spital në krahasim me Deltën. Në grupin e të pavaksinuarve Omicron kishte 79% më pak risk për shtrim në spital në krahasim me Deltën.

Më shumë mund të shohim në tabelën S1 se në krahasim me Deltën: vetë Omicron e ul gjasën e vdekjes me 86% (1 – 0.14), por nëse edhe është kryer vaksinimi me dy doza, gjasa e vdekjes ulet edhe me 66.5% më shumë, ndërsa nëse është kryer edhe doza e tretë, gjasa e vdekjes ulet edhe me 95.4% më shumë.

/b.h

Next Post
edmond-spaho-abc-compressor-590×354

Zgjedhjet e 6 marsit/ Spaho: Nuk ka negociata me Bashën, ka zgjidhje teknike për t’u regjistruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / “E veshur me të zeza”, Kryemadhi batuta me gazetarët teksa paraqitet në SPAK

Kryemadhi, akuza të forta Berishës: Meta është në burg prej marrëveshjes PD-PS!

February 6, 2026
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë është interes strategjik i SHBA

Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë është interes strategjik i SHBA

February 6, 2026
3-vjeçari humbi jetën pas një ndërhyrje dentare, prokuroria çon në gjyq 7 persona: 3 prej tyre për vrasje nga pakujdesia

3-vjeçari humbi jetën pas një ndërhyrje dentare, prokuroria çon në gjyq 7 persona: 3 prej tyre për vrasje nga pakujdesia

February 6, 2026
Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës, Sula merr drejtimin e Inspektoriatit të Përgjitshëm

Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës, Sula merr drejtimin e Inspektoriatit të Përgjitshëm

February 6, 2026
“Berishës i thashë hiq dorë”/ Malltezi tregon bisedën me vjehrrin pas humbjes së PD në zgjedhjet e 11 majit

“Partizani”, Malltezi: Gjetëm mbi 35 falsifikime, prokurorët dhe Irena Gjoka kishin komunikime

February 6, 2026
Kapedanët

Reforma territoriale/ Kuko: Duhet rikalibrim i jetës në territor, të reflektohen ndryshimet demografike dhe ekonomike

February 6, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, dyshohet për dy viktima

I vendosën eksploziv në makinë, shoferi në Konispol e pikas në kohë dhe ndalon

February 6, 2026
Satelitët ruse kanë përgjuar komunikime sekrete evropiane prej vitesh

Satelitët ruse kanë përgjuar komunikime sekrete evropiane prej vitesh

February 6, 2026
“Vajza të jashtëzakonshme në Tiranë”, Norvegjia nis hetimet ndaj ish-kryeministrit për lidhjet e tij me Epstein

“Vajza të jashtëzakonshme në Tiranë”, Norvegjia nis hetimet ndaj ish-kryeministrit për lidhjet e tij me Epstein

February 6, 2026
Zv.sekretari amerikan pas takimit me Peleshin: Rrisim bashkëpunimin për sigurinë dhe biznesin

Zv.sekretari amerikan pas takimit me Peleshin: Rrisim bashkëpunimin për sigurinë dhe biznesin

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In