• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Omicron mund t’i japë fund pandemisë”/ Qyteti me 13 mln banorë del nga izolimi

by A R
24/01/2022 10:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kina më 24 janar ka hequr izolimin njëmujor në qytetin Xi’an, që ka 13 milionë banorë, dhe ka urdhëruar testimin e 2 milionë qytetarëve në Pekin. Këto masa po ndërmerren më pak se dy javë para se të nisin Lojërat Olimpike Dimërore, që do të mbahen në kryeqytetin kinez.

Izolimi në qytetin verior Xi’an, që është një qendër e madhe industriale, u hoq një ditë pas rifillimit të fluturimeve komerciale nga ky qytet.

Në Pekin, ku më 4 shkurt do të nisin Lojërat Olimpike Dimërore, rreth 2 milionë banorë të qarkut Fengtai janë urdhëruar që t’iu nënshtrohen testeve, pasi janë regjistruar një sërë rastesh me koronavirus.

Autoritetet u thanë qytetarëve në disa pjesë të Pekinit, që konsiderohen me rrezik të lartë të infektimit, që të mos largohen nga qyteti, pasi në qarkun Fengtai u regjistruan 25 raste me sëmundjen COVID-19, ndërkaq 14 të tjera u regjistruan në qarqe të tjera.

Olimpiada do të mbahet nën rregulla të ashpra kundër pandemisë, teksa atletëve po iu kërkohet që të vaksinohen ose t’i nënshtrohen izolimit pas arritjes në Kinë.

Ndërkaq, drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për rajonin e Evropës tha se varianti Omicron i koronavirusit e ka vendosur pandeminë në një fazë të re, duke e bërë “të besueshme” që ky variant mund t’i japë fund pandemisë në kontinent.

Epidemiologu kryesor amerikan, Anthony Fauci ka shprehur optimizëm të ngjashëm, duke i thënë transmetuesit amerikan ABC, se rastet me COVID-19 po bien ndjeshëm në pjesë të Shteteve të Bashkuara dhe “gjërat po duken mirë”.

Drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, tha se pasi të ulen rastet nga vala e Omicronit që ka përfshirë mbarë Evropën “do të ketë disa javë apo muaj të imunitetit global, qoftë falë vaksinimit ose sepse njerëzit kanë imunitet” për shkak të infeksionit. Ai tha se edhe ndryshimi i stinës do të jetë gjithashtu një faktor.

Por, Kluge tha se është ende herët për të përcaktuar nëse COVID-19 mund të cilësohet si endemi dhe paralajmëroi se variante të reja të virusit mund të dalin.

“Endemia nënkupton…se është e mundshme të parashikohet se çfarë do të ndodhë. Ky virus na ka befasuar më shumë se një herë, prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, tha Kluge.

/a.r

Next Post
Rama në mbledhjen e Grupin Parlamentar: Deri në shkurt mbyllim Këshillimin Kombëtar

Rama në mbledhjen e Grupin Parlamentar: Deri në shkurt mbyllim Këshillimin Kombëtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Në punë do të keni mundësi të merrni iniciativa që do të vlerësohen nga të tjerët! Mos hezitoni të.. Çfarë kanë rezervuar yjet për sot

December 20, 2025
“Fle, por nuk çlodhem”- Problemet e gjumit në moshat e mëdha 

“Fle, por nuk çlodhem”- Problemet e gjumit në moshat e mëdha 

December 20, 2025
Vladimir Putin gati të takohet me Zelensky-n: Le të vijë në Moskë!

Habit Putin: Besoj në Zot dhe është rus! Jam i dashuruar, besoj në dashuri me shikim të parë

December 20, 2025
Berisha në Gjermani takoi edhe Fritzin, mikun e tij të vjetër

Roland Bejko: Baza e PD e ka nxjerrë pothuajse “non grata” Sali Berishën, i ka gënjyer mbështetësit

December 20, 2025
“E vërteta” e ndarjes së Elhaida Danit dhe Ledian Agalliajt, krizë apo strategji për vëmendje?! Si nisi historia e dashurisë, balerini kishte 7 vite i fejuar..

“E vërteta” e ndarjes së Elhaida Danit dhe Ledian Agalliajt, krizë apo strategji për vëmendje?! Si nisi historia e dashurisë, balerini kishte 7 vite i fejuar..

December 20, 2025
U kap me kanabis në formë xhelatine me vlerë rreth 10.000 euro, arrestohet 23 vjeçari. Lënda narkotike e trafikuar nga Kanadaja

U kap me kanabis në formë xhelatine me vlerë rreth 10.000 euro, arrestohet 23 vjeçari. Lënda narkotike e trafikuar nga Kanadaja

December 20, 2025
Clinton në pishinë me një grua?! Bëhet publike dosja e ‘Epstein’, dalin në dritë mijëra foto! Reagojnë Demokratët: Nuk është transparente

Clinton në pishinë me një grua?! Bëhet publike dosja e ‘Epstein’, dalin në dritë mijëra foto! Reagojnë Demokratët: Nuk është transparente

December 20, 2025
U dënua me burg përjetë për vrasjen e komisar Dritan Lamaj/ Kur do të shqyrtohet kërkesa e Arben Frrokut për rihapje procesi

U dënua me burg përjetë për vrasjen e komisar Dritan Lamaj/ Kur do të shqyrtohet kërkesa e Arben Frrokut për rihapje procesi

December 20, 2025
Sanksione të reja për Ballkanin nga SHBA/ Ndalim vizash, bllokim pasurie për të korruptuarit e kush sjell destabilizim

Sanksione të reja për Ballkanin nga SHBA/ Ndalim vizash, bllokim pasurie për të korruptuarit e kush sjell destabilizim

December 20, 2025
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Smart City apo Syri i Ciklopit?

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In