• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Omicron ‘betejë’ me Delta”/ Alimehmeti flet për 2 skenarë të mundshëm në Shqipëri

by
10/12/2021 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Varianti i ri i CVOID Omicron nuk paraqet të njëjtin rrezik si Delta. Kështu u shpreh në “Abc Live”, epidemiologu Ilir Alimehmeti.

Ndonëse presim që të zbulohet më shumë mbi Omicron, Alimehmeti tha se me të dhënat e deritanishme, ai nuk paraqitet të jetë i rrezikshëm. Për të argumentuar këtë, ai bëri një krahasim të situatës kur u shfaq për herë të parë Delta në Indi dhe të shfaqjes së Omicron në Afrikën e Jugut.

“Mbi Omicon presim të zbulojmë por deri tani spo na shqetëson shumë. Vëzhgimi i parë, e mbani mend  Indinë ku doli Delta për herë të parë. Për atë variant do shqtësohesh se e sheh çfare shkaktoi. Tani hajde të shohim Afrikën e Jugut, a e kemi një situatë të ngjashme si në Indi me Deltën? Jo nuk e kemi të njëjtën situatë. Delta ka klinikë më të fortë se çfarë ka Omicron, asnjë variant sot nga Afrika dhe Amerika s’ka arritur të bëhet dominant. Nuk ka asnjë vdekje të raportuar sot nga Omicron në nivel botëror. Po shqetësohemi për një gjë që s’duhet të shqetësohemi dhe s’po shqetësohemi për atë që në Shqipërinë tonë po ndikon, siç është Delta”, tha Alimehmeti.

Mjeku foli për 2 skenarë të mundshëm, më të mirin dhe me të keqin, që mund të ndodhë me Deltan dhe Omicron në Shqipëri.

“Omicron a do ta spostojë Deltan? Ky vetë sa rrezikshmëri ka? Nëse do ndodhë që të vijë në vendin tonë, hipoteza më e mirë është të spostojë Deltën dhe të vendoset Omicroni, dhe të shkojë drejt formave të lehta. Më e keqja është që Omicroni nuk paraqitet dot, nuk e mund dot Deltan dhe kësisoj do të qëndrojë Delta. Delta e mund Omicron dhe do jemi në të njëjtën situatë derisa ta largojmë vetë.

Zonat e goditura fort më parë nga pandemia, janë jashtë fokusit, Lombardia, New York, Brazili dhe ky është një lajm i mirë, që ka një fund kjo gjë, por kjo s’duhet të arrihet përmes imunitetit natyror, por përmes imunitetit me vaksinë, sepse përndryshe rrezikojmë humbje jete”, shtoi ai.

Ndër të tjera epidemiologu tha se personat e vaksinuar paraqiten në spitale shumë më pak se të pa vaksinuarit.

“Sot për sot ne nuk gjejmë bazë shkencore për ta thënë se sa herë del një mutacion i  ri të shtojmë një dozë vaksine. Të gjitha studimet bazohen mbi antitrupat, mbi  asgjë tjetër. Antitrupat janë një prej komponentëve të imunitetit natyror.  Dimë që personat e vaksinuar paraqiten në spital shumë më pak  se personat e pa vaksinuar”, tha më tej.

Sipas Alimehmetit shumica e të shtruarve në spitale janë nga rrethet.

“Shumica e pacientëve të shtruar në spital janë nga rrethet. 20% janë nga Tirana. Pacientët nga qytetet e tjera neglizhojnë simptomat për shkak të distancës. 99% e rasteve në botë janë Delta. Në Europë kemi Deltën. Delta dominon. Omicron është një variant i radhës. Më e rëndësishme është nëse ka ndonjë klinikë më të rëndë. Provat deri tani tregojnë që jo. Mungojnë ende provat e vërteta. Ne shohim në diferencë nga Delta, një përqindje e lartë e atyre që preken nga Omicron janë asimptomatik. Mbyllja nuk kishte asnjë vlerë”, shtoi ai.

/b.h

Next Post
E kishte për Donaldin? Bora Zemani bën komentin epik për vlonjatët

E kishte për Donaldin? Bora Zemani bën komentin epik për vlonjatët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
“Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK

“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

September 24, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

September 24, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës

September 24, 2026
Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

September 24, 2026
‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com