• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Omicron arrin kulmin e infektimeve në Janar/ Sallabanda: Ka raste të infektimit me COVID dhe grip njëkohësisht

by
04/01/2022 16:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Omicron varianti më i fundit i zhvilluar nga Sars Cov 2 do të mbizotërojë në Europë dhe pritet që mesin e muajit Janar ai të arrijë kulmin e infektimeve. Në një intervistë për televizionin Klan, neurokirugu Kita Sallabanda thotë se 5 milionë të infektuar me Covid janë regjistruar javën e fundit në Europë dhe shifrat pritet të rriten ende.

“Europa ka pasur 5 milionë të infektuar në javën e fundit. Pas festave të fundvitit situata është renduar jo për arsye të prezencës së dy viruseve, të gripit dhe Omicron, por për arsye të përhapjes masive të Omicron që duket që në 1 javë do arrijë pikun dhe do fillojë të bjerë në mënyrë eksponenciale siç u rrit”.

Ndryshe nga një vit më parë, këtë dimër gripi dhe Covid po bashkëqarkullojnë. Ekspertët i kanë vënë emrin flurona, rasteve kur në një person është identifikuar Omicron dhe grip në të njëjtën kohë. Po sa i rrezikshëm është ky kombinim?

“Nuk është i shpeshtë, është një fenomen i rrallë.  Zakonisht një virus predominon dhe shtyp virusin tjetër. Në këtë rast kemi një koekzistencë të dy viruseve. Janë gjetur disa raste në Izrael, dy raste janë gjetur në Spanjë dhe po fillon të përhapet në Europë. Karakteristikë e gripit është që shkakton bronkiolite, ndërsa Omicron nuk shkakton këto fenomene. Kjo ndoshta mund ta rëndojë situatën tek moshat e mëdha dhe njerëzit me sëmundje”. 

Edhe mjekët në Shqipëri kanë tërhequr vëmendjen për rritje të vigjilencës nga qytetarët pasi gripi dhe Covid po qarkullojnë masivisht në vendin tonë. Në një postim në rrjete sociale, mjeku infeksionist Tritan Kalo apelon për respektim të masave, si maska, distancë dhe higjiena por veçanërisht kërkon vaksinim si mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga këto dy viruse.

/b.h

Next Post
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Dyert e Bashës, ngutja e Berishës dhe “Gargantua”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kokaina e fshehur në pleh kimik në Frakull, ekstradohet nga Spanja një prej financuesve të trafikut

Kokaina e fshehur në pleh kimik në Frakull, ekstradohet nga Spanja një prej financuesve të trafikut

November 17, 2026
“Shqipëria, rezultate kundër korrupsionit”, raporti i KE: Objektiv, mbyllja e negociatave deri në 2027

Anëtarësimi në BE, Gjoka: Shqipëria e preferuar nga Brukseli, por duhet të përmbushë kriteret

November 17, 2026
Specialja pa datë konkrete për vendimin ndaj ish-eprorëve të UÇK, zëdhënësi i gjykatës: Është në dorën e gjyqtarëve

32 vite nga lindja e emrit të UÇK-së, Thaçi në pritje të vendimit të dytë të Hagës

November 17, 2026
Dyshohet se ngacmoi një 17-vjeçare, procedohet mësuesi në Korçë

Dyshohet se ngacmoi një 17-vjeçare, procedohet mësuesi në Korçë

November 17, 2026
Trump investoi miliona dollarë në Nvidia, zbardhen transaksionet që ngrenë pikëpyetje për konflikt interesi

Trump investoi miliona dollarë në Nvidia, zbardhen transaksionet që ngrenë pikëpyetje për konflikt interesi

November 17, 2026
Tirana përkujton 82-vjetorin e Çlirimit. 17 nëntori, një nga momentet më të rëndësishme të historisë

Tirana përkujton 82-vjetorin e Çlirimit. 17 nëntori, një nga momentet më të rëndësishme të historisë

November 17, 2026
Demo: Nga 1 janari ulen tarifat e dokumenteve të identifikimit për kategoritë në nevojë

Demo: Nga 1 janari ulen tarifat e dokumenteve të identifikimit për kategoritë në nevojë

November 17, 2026
Analiza| Pse miliarderët rusë ëndërrojnë Rusinë pa Putinin

Analiza| Pse miliarderët rusë ëndërrojnë Rusinë pa Putinin

November 17, 2026
S’përmbahet Monika Lubonja zbulon partnerin e ëndrrave: I lagur nga mesi e poshtë

Monika Lubonja trazon rrjetin: Edhe të martuarit kanë të drejtë të dashurojnë jashtë martesës

November 17, 2026
Vitet e punës dhe mosha/ Si ndryshojnë kushtet për pension,dy muaj të tjerë rritje për gratë

Mbi 100 vjet për t’u barazuar / Pensionet në Shqipëri sa 19% e nivelit të BE-së sipas fuqisë blerëse

November 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In