• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Olta Xhaçka, replikë e ashpër Berat Buzhalës: Perverse që të përpiqesh të mbjellësh farën e dasisë mes shqiptarëve

by S M
01/12/2019 10:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Olta Xhaçka

Është e shëmtuar të bësh politikë në këto ditë tragjike. Por është perverse që pikërisht sot, të përpiqesh të mbjellësh farën e dasisë mes shqiptarëve këndej e andej kufirit.

bëj këtë sqarim, jo për t’ju përgjigjur atij që e hodhi në shesh këtë teori të shëmtuar, por për hatër të gjithë atyre, që me të drejtë, shqetësohen kur dëgjojnë nga goja e një figure publike të flitet për urrejtje patologjike për Kosovën e mosmirënjohje të Ministrit të Mbrojtjes për djemtë e shkëlqyer të FSK.

Postimi në FB të cilit i referohet ky pretendim i turpshëm erdhi pas një takimi të paplanifikuar paraprakisht me disa nga specialistët, që na kanë ndihmuar aq shumë në këto ditë tragjike. Rastisëm aty dhe ata që rastisën aty i takuam e i falenderuam.

Aty nuk ishin djemtë e FSK, por nuk ishin po ashtu as kontigjentët amerikanë, kroatë, zvicerianë, grekë, serbë e izraelitë që po ashtu u bënë pjesë e operacioneve të kërkim shpëtimit.

Sepse, ndryshe nga sa mendon analisti që e ngriti këtë stuhi në gotë, të gjithë këta burra e gra kanë ardhur këtu për të e punuar e shpëtuar jetë e jo për të bërë foto për FB e për të marrë dekorata.

I kam falenderuar unë e nuk ka ngelur përfaqësues i qeverisë jo e jo, po nuk ka ngelur shqiptar pa i falenderuar e pa u ndjerë krenar për punën e jashtëzakonshme të ekipit të FSK.

Nuk kam pasur unë e nuk ka pasur asnjë shqiptar kurrë dyshim që vëllezërit kosovarë do na gjendeshin në orën tonë të tragjedisë, ashtu si ju gjendëm ne atyre kur tragjedia kish pllakosur andej kufirit.

Ju jemi gjendur e na janë gjendur e do t’ju gjendemi e do na gjenden, jo sepse këto i shohim si mundësi për të bërë foto për FB, por sepse jemi një popull. Gjatë këtyre ditëve shqiptarët ia dolën të mahnisin botën mbarë me solidaritetin mes tyre.

Është vërtet një turp i madh, në fakt është perverse, që në këtë situate të marrësh e të nxjerrësh një postim në FB nga një takim spontan e ta përdorësh pastaj me një poshtërsi të tillë si provë për një urrejtje patologjike mes shqiptarëve.

E kuptoj luftën politike dhe kritikën politike. E kuptoj dhe e pranoj edhe pse të bësh politikë në kohën e një tragjedie të tillë është vërtet e ulët. Ama ndjej neveri, asgjë veç neverisë e përçmimit, për këdo që bën politikë duke nxitur dasinë mes shqiptarëve. Turp!

Next Post
VIDEO/ Gazetarja preket “live”: Kjo është banesa ku kam lindur!

VIDEO/ Gazetarja preket "live": Kjo është banesa ku kam lindur!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In