Mund të jetë rastësi, por nuk është kaq shumë e çuditshme që ylli i futbollit Cristiano Ronaldo të ketë nuhatur ngacmimin e një prej femrave më seksi shqiptare. Pas mbërritjes së idhullit të shumë femrave në Tiranë, Olta Gixhari ka postuar një fotomontazh të 30-vjeçarit, duke ironizuar femrat që çmenden pas
tij.
Aktorja ka vendosur përballë njëra-tjetrës dy portrete, i pari si dukej dikur Ronaldo dhe si është transformuar sot, pas ndërhyrjeve estetike seks simboli i fushës së blertë.
Por, kampioni i futbollit CR7, nuk ka qëndruar pa reaguar. Në “Instagram”, Cristiano ka postuar një fotomontazh ku shihet se si ka evoluar pamja e tij, nga i vogël, deri në ditët e sotme, madje edhe sesi mund të bëhet në vitet e ardhshme.