• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Olsian Çela, apelon nga Holanda: Krimi i organizuar transnacional, një kërcënim serioz

by Java News
29/10/2021 15:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë Z. Olsian Çela, nga Holada ku ndodhet për përurimin e e Zyrës së Prokurorit Ndërlidhës të Shqipërisë, ka dhënë alarmin se krimi organizuar transnacional përbën një kërcënim serioz

“Bashkëpunimi ynë i forcuar tashmë nëpërmjet Eurojust-it shënon një hap të rëndësishëm përpara në luftën kundër të gjitha llojeve të krimeve që tejkalojnë kufijtë tanë. Rruga që kemi ndërmarë do të na mundësojë të konsolidojmë përvojat dhe kapacitetet, si dhe të përgjigjemi në një mënyrë më të organizuar institucionale ndaj kërcënimit serioz që krimi i organizuar transnacional po paraqet për shoqëritë tona”, u shpreh Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Olsian Çela

Ndërsa, Presidenti i Eurojust z. Ladislav Hamran deklaroi, – “Bashkimi Evropian dhe Shqipëria janë fqinj dhe partnerë. Në Eurojust ne e dimë prej eksperiencës se të kesh një prokuror ndërlidhës pranë kësaj agjencie është një mjet i fuqishëm që shtyn përpara bashkëpunimin në fushën e gjyqësorit në kufijtë tanë. I jam mirënjohës autoriteteve shqiptare për bashkëpunimin e treguar për të hapur zyrën e prokurorit ndërlidhës dhe mirëpres bashkëpunimin për të luftuar krimin e organizuar transnacional së bashku”.

Ceremonia u ndoq edhe nga Kreu i Prokurorisë Speciale, SPAK z. Arben Kraja. Hapja e Zyrës përkoi me takimin e parë vlerësues për marrëveshjen e bashkëpunimit me Shqipërinë, e cila hyri në fuqi vitin e kaluar.

Caktimi i prokurorit ndërlidhës, znj. Fatjona Memcaj është rezultat i drejtpërdrejtë i kësaj marrëveshjeje.

Bashkëpunimi gjyqësor ndërkufitar midis Shqipërisë dhe Eurojust është rritur me mbi 40% në pesë vitet e fundit. Midis 2016 dhe 2020 në Eurojust u regjistruan gjithsej 84 raste në të cilat përfshihej Shqipëria.

Këtë vit, deri më tani janë regjistruar 20 raste, me një hetim afatgjatë që kulmoi me arrestimin e 38 kontrabandistëve shqiptarë të drogës në bashkëpunim me Italinë, në korrik, si një nga shembujt më të suksesshëm të bashkëpunimit të deritanishëm.

Aktualisht, përveç Shqipërisë, nëntë vende të tjera kanë prokurorë ndërlidhës në Eurojust: Gjeorgjia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Serbia, Zvicra, Ukraina, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Prokurori Ndërlidhës për Shqipërinë znj. Memcaj ka një përvojë të gjatë në bashkëpunimin gjyqësor ndërkufitar dhe para fillimit të detyrës pranë Eurojust ka qenë prokurore pranë prokurorisë së Apelit Tiranë, ku ka qenë përgjegjëse për çështjet që kërkonin Ndihmë Juridike të Ndërsjellë, veçanërisht kërkesat për ekstradim.

Vizita e delegacionit shqiptar dhe zhvendosja e prokurorit ndërlidhës pranë Eurojust janë mbështetur nga projekti IPA 2019 “Lufta kundër krimeve të rënda në Ballkanin Perëndimor’/m.j

Next Post
FOTOT/ “Jam biseksuale”! Dibrania e pranon hapur: Kam qenë e martuar me një djalë, pastaj u lidha me vajzën shqiptare

FOTOT/ “Jam biseksuale”! Dibrania e pranon hapur: Kam qenë e martuar me një djalë, pastaj u lidha me vajzën shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
Kremlini rrit taksat, Rusia kërkon të mbledhë më shumë para për luftën në Ukrainë

Kremlini rrit taksat, Rusia kërkon të mbledhë më shumë para për luftën në Ukrainë

September 27, 2026
Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

September 27, 2026
Orteku godet ekspeditën në Himalaje, 10 alpinistë nepalezë rezultojnë të zhdukur

Orteku godet ekspeditën në Himalaje, 10 alpinistë nepalezë rezultojnë të zhdukur

September 27, 2026
“200 metrat” që liruan Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së

“200 metrat” që liruan Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com