• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Olsi u përdor si mish për top, për të më rrëzuar mua”, Rama: SPAK foli! Berisha, katran që fabrikon prova

by A R
12/01/2025 11:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një mesazhi publik lidhur me përfundimin e hetimeve të SPAK ndaj vëllait të tij, Olsi Rama, duke hedhur poshtë akuzat e kreut të grupit parlamentar  demokratik, Gazment Bardhi, për përfshirje në atë që konsiderohet si “laboratori i kokainës” i zbuluar në Xibrakë.

Rama tha se drejtësi foli me prova, teksa akuzoi Partinë Demokratike për fabrikim provash të rreme. Rama akuzoi PD-në se ka përdorur vëllain e tij “si mish për top”, për të goditur kryeministrin.

“Ky mesazh është një detyrim ndaj të gjithë atyre  që më kanë mbështetur duke më dhënë votën e tyre, qoftë edhe njëherë të vetme, dhe mbi të gjitha ndaj familjes sime. Vitin e shkuar deputeti Gazment Bardhi jashtënxori në publik një akuzë ekstreme ndaj vëllait tim, Olsi Rama. E gjykoi dhe dënoi në publik si trafikant drogë, duke krijuar rrethanat tipike të një kallëzimi të rremë, përmes një sajese kriminale mbi bazën e një dosje të vjetër të prokurorisë për një grup trafikantësh. Në atë dosje u fliska edhe për një person të paidentifikuar që nuk ishte gjetur nga Prokuroria dhe sipas zotërisë ai na qenka im vëlla. Dhe sipas tij, dy prokurorë e paskan fshehur emrin e tim vëllai për favore nga ana ime. Kam bërë durim, nuk kam dashur të flas unë para se të flasë drejtësia me provat e veta. Më në fund, SPAK deklaroi se ka arritur në përfundimin që Olsi Rama nuk ka asnjë lidhje me personin e paidentifikuar në dosjen në fjalë dhe se nuk ka asnjë provë që të lidhë tim vëlla me aktivitetin kriminal. Im vëlla u përdor si mish për top për të më goditur dhe rrëzuar mua në sytë e opinionit publik”, tha Rama.

Teksa akuzoi kreun e PD-së, Sali Berisha për luftë politike “vulgare” dhe të pandershme, Rama përmendi edhe akuzat e hedhura prej tij gjatë të gjithë viteve që ai shërbyer në politikë, duke mohuar secilën prej tyre. Rama i dha përgjigje akuzave duke nisur nga ato për dhunë në familje, e deri tek ato për vjedhje votash e lidhje me krimin.

“Kjo nuk është goditja e parë e këtij lloji për mua, s’ka për të qenë as e fundit, nga një parti e ashtuquajtur demokratike që është pengu historik i një katrani me bojë, që e ka kapur për fyti atë parti qysh në lindje të saj dhe e ka përdorur si zorrë private për të jashtëderdhur në publik të gjitha nevojat e një lufte politike vulgare. Unë jam gati të vë bast se nuk ka një akuzë të mundshme që mund të mos më ketë ardhur nga ajo zorrë në gjithë këto vite. Më kanë bërë përdhosës të familjes sime, duke më akuzuar se në gjyqin e divorcit kam akuzuarish-gruan time se djalin tim e kishte me babanë tim. Divorci im ka qenë tërësisht  paqësor. Siç është provuar më pas, katrani i madh ka fabrikuar një dokument gjyqi dhe e ka publikuar asokohe për ta mbështetur me një provë të rreme atë akuzë që thjesht për ta imagjinuar duhet të jesh egërsi, jo udhëheqës i popullit. Më kanë bërë homoseksual, biseksual, transeksual. Edhe mund të kisha qëlluar një nga të treja këto ose të treja bashkë, por jo, Zoti më ka përcaktuar si heteroseksual. Më kanë bërë dhunues grash, madje dhunues të, ndjesë pastë, të nënës sime.

Më kanë bërë skizofren me kartelë mjekësore, e kanë fabrikuar dhe publikuar edhe kartelën. Jo, nuk ka patur lavdi Zotit, asnjëherë probleme të shëndetit e mendor, por sigurisht nuk kishte si të mos akuzohesha dhe për këtë  nga katrani me bojë, me diplomë mjeku që i hy në hak edhe të sëmurëve më fatkeq edhe familjeve të tyre, duke i përdorur si kategori negative për llogari të luftës së tij përçudnuese politike. Më kanë bërë me 200 apartamente në Shqipëri dhe Europë dhe 200 mln dollarë, dreqi e di ku. Jo! Pastaj kur u bekuam nga Zoti me një fëmijë tjetër, e bëmë dhe ne shtëpinë tonë në periferi të Tiranës. Më kanë bërë me saraje, çnuk kanë fantazuar duke thënë me çfarë lekësh është ndërtuar puna jonë. Jo! Nuk është bërë me lekë nga asnjë burim tjetër, përveç të ardhurave nga puna e të dyve ne, burrë  dhe grua. Më kanë bërësi veten, politikanë që marr para nga firmat që hedh, që fus duart në buxhetin e shtetit. Paraja nuk ka qenë asnjëherë tundim i madh për mua.

Mi hedhin mua të gjitha në kurriz se çfarë kanë bërë vetë, apo çfarë do të ishin vetë nëse do të ishin në pushtet. Më kanë bërë përdorues droge. Jo, nuk kam përdorur ndonjëherë droga të paligjshme, më kanë dalë dhe vazhdojnë më teprojnë dy ‘droga’ çudibërse për mua, arti dhe lufta politike. Më kanë bërë kriminel. Jo, nuk kam kryer kurrë një krim. Më kanë bërë bashkëpunëtor të krimit. Jo, mua askush nuk më zgjedh dot si bashkëpunëtor dhe bashkëpunëtorët i zgjedh vetë. Më kanë bërë vjedhës votash, jo! As që e diskutoj që janë blerë vota në Shqipëri dhe që janë përzier në zgjedhjet e këtyre 30 e kusur vitesh elementë të krimit, por as e diskutoj që në një palë zgjedhje në Shqipëri, minimalisht që prej vitit 2013, leku ose elementët kriminalë nuk kanë vendosur kurrë se kush ikën apo kush vjen në qeveri dhe në bashki. Nuk ka lek e maskarallëk politik që ndryshon vullnetin e popullit”, deklaroi Rama.

Të premten (10 janar), SPAK bëri të ditur se nuk ka prova apo fakte që lidhin Olsi Ramën me trafikun e drogës dhe laboratorin e kokainës i zbuluar në Xibrakë, duke pezulluar hetimet. Hetimet për këtë çështje tha SPAK janë zhvilluar jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë.

Ka qenë kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, i cili në mars të vitit 2024 denoncoi Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Edi Rama, si të përfshirë në çështjen e organizatës kriminale të Xibrakës. Bardhi publikoi disa dokumente, që sipas tij vërtetonin përfshirjen e Olsi Ramës.

Next Post
Leka: Rama e ka të sigurt mandatin e katërt, ja kush është shqetësimi i perëndimorëve

“Më bëri dhunues të nënës time”, Rama tregon përpjekjet e Berishës: Çoi avokatët të bënin paqe ‘se kështu e ka politika’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

June 28, 2026
VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

June 28, 2026
Incident në zonën e Maliqit, rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

Incident në zonën e Maliqit, rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

June 28, 2026
Protesta në Tiranë, ja pjesëmarrja e qytetarëve në orën 20:00! Pamje me dron

Protesta në Tiranë, ja pjesëmarrja e qytetarëve në orën 20:00! Pamje me dron

June 28, 2026
Mallakastër, shuhet vatra e fundit e zjarrit në Hekal pas ndërhyrjes nga ajri dhe toka

Mallakastër, shuhet vatra e fundit e zjarrit në Hekal pas ndërhyrjes nga ajri dhe toka

June 28, 2026
Dita e 29-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 29-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

June 28, 2026

Platforma politike surreale e protestës, a duhen marrë seriozisht propozimet e organizatorëve?

June 28, 2026
Gazetari: Shumica e pjesëmarrësve nga Kosova në protestë janë mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje

Gazetari: Shumica e pjesëmarrësve nga Kosova në protestë janë mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje

June 28, 2026
Rama përballje në rrjet me ‘protestuesin’ që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar!

Rama përballje në rrjet me ‘protestuesin’ që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar!

June 28, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Protesta drejt Lëvizjes, apo përballë vetes

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In