• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ols Dado fanatik i ish-kryeministrit”, Beqiri flet për arrestimin e Veliajt: Kallëzuesi anonim është Sali Berisha, ja kush e ndihmoi

by B K
17/02/2025 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në emisionin ‘Studio Live’, avokati shprehet se Këlliçi ka marrë informacioni nga i vëllai që ka pas punuar në Bashkinë e Tiranës dhe më pas ka shpifur mbi ato çerek të vërteta.

“Ky Nesti Angoni është i mirë profesionalizuar në fushën e intrigave, shpifjeve dhe akteve vandale kundër njerëzve që punojnë. Nesti është Sali Berisha, kokë e këmbë, 100% Saliu dhe ka edhe një ndihmës. Ndihmësi është Këlliçi, që ka vëllanë që ka punuar në Bashki dhe ka marrë tenderë dhe ka bërë korrupsion, e kanë ndihmuar edhe socialistët. Mbase edhe me lidhjet e Belindit me bashkëshorten e vet. Këta me ndihmën edhe të Belos, Saliu ka marrë informacion të plotë, e ka pasur nga brenda për disa çerek të vërteta dhe si mjeshtër i asaj shkollës serbe.”, tha Beqiri në Report Tv.

Një koment e ka edhe për akuzën ndaj bashkëshortores së Veliajt që sipas SPAK ka harxhuar për 6 vite 860 mijë euro blerjen online. Por, avokati thotë se qenkan vetëm 75 mijë euro të harxhuara në vetëm 10 vite. Sipas avokatit, gjithçka po bëhet të degraduar figurën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

“Ky person e di që ndjeshmëria më e madhe në Shqipërinë është ajo e njerëzve të varfër, që mezi blejnë bukën, ata kur shohin shifra të tilla, fustane kozmetikë u ikën truri i kokës. Krijohet një boomerang, një mal i madh dhe ky mal i madh që mbarset pjell një mi. Miu është që qenkan vetëm 75 mijë euro në 10 vjet

Nuk justifikoj asnjë lloj korrupsioni, por e vërteta është e vërtetë. Një avokate me emër sic është Ajola, një vajzë, mbesa e Jakov Xoxës. Në shtëpinë ku shkruante Xoxa, kur shkonim atje shikonte ishte një ndër më të pasurit në atë kohë, në regjim, jo vetëm nga veprat që bënte por edhe nga pronat e trashëguara, i tillë edhe babai i saj. Ka qenë kandidat për deputet me PD në Fier. Një person të tillë ti e fut në këtë rrjedhë, për ta bërë fytyrën e kryetarit të bashkisë, e degradon deri në atë shkallë, se vë në lëvizje organizatën kriminale reale”, tha Beqiri.

Avokati ndalet edhe tek prokurori i dosjes, Ols Dado për të cilin thotë se është në konflikt interesi pasi ka marrë leje ndërtimi nga Veliaj. Beqiri thekson se Dado duhet të kishte dhënë dorëheqjen nga çështja e Veliajt, ndërsa po ashtu shton se Dado nuk plotëson kriteret për të qenë prokuror. Avokati thotë se nga noter është rekrutuar nga Ina Rama në prokuror, ndërsa thotë se është fanatik i Berishës.

“Ti e njeh strukturën e SPAK, ti e di që janë 22 prokurorë, nja 17 prej tyre, janë figura të mrekullueshme, se për një kam dyshime. Por është një organizatë e vogël kriminale atje, me 4 prok, manipulohen, përpunohet, sajojnë vetë. Vetë e shkruajnë letrën anonime dhe vetë e bëjnë hetimin dhe e katandisin atë proces, që përflitet. E përflas dhe unë, që o e kam mbrojtur SPAK dhe do vazhdoj ta mbroj se e meriton s epo lufton pandëshkueshmërinë. Po i bën të gjithë të barabartë, por kurrën e kurrës për ta marrë në dorë kjo organizatë e vogël kriminale që është atje brenda.

Ky prokuror, nuk duhej ta merrte. Në rast se mua më vjen një çështje ku unë me personin kam njohje. Ti sot merre leje ndërtimi te Veliaj, prokurori i çështjes, e ke të shkruar dhe debatet që bëri me të, jo pse 9 kate, jo pse të jetë aq koeficienti. Në një situatë të tillë sa të vjen çështja ti i thua drejtuesit të prokurorisë më hiq nga kjo çështje. Minimumi njerëzit kur ta marrin vesh do thonë kështu i paskemi ne prokurorët, punojnë si të bëjnë pasuri. Ti je i plagosur, nuk duhet të jesh në SPAK. edhe ILD, kot sa i bën thirrje. I ka plotësuar kriteret për të qenë prokuror, nga noter e ke rekrutuar prokuror. Pse? Se e bëri një gjë të tillë ish-prokurorja e përgjithshme, se bashkëjeton de facto me të. Ina Rama e ka bërë atë nga noter. Ina Rama të dalë të thotë është turpi im, ky të dalë të thotë që jap dorëheqjen. Kriteri ligjor ishte që mund të bëhesh prokuror, por kur ke qenë avokat me vite pune, kur ke qenë gjyqtar, por jo noter. Nga 2005 deri në 2008 ka qenë noter në Shijak. Ligji për prokurorinë e ndalon një gjë të tillë. Ti je i PD e dinë të tërë, unë tani jam avokat i përditshëm në prokurori dhe gjykata. Fanatiku më besnik i Saliut, vdes për Saliun, e dorëzon detyrën për Saliun”, vijoi avokati.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

November 23, 2026
Trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

“Nga Ekuadori në Meksikë, shqiptarët shtrijnë aleanca me kartelet e kokainës që furnizojnë Europën”

November 23, 2026
Atentati që solli vdekjen e Sel Çamit në Fier, mbetet i plagosur edhe i vëllai

Vrasja e Sel Çamit në Fier, kamerat e sigurisë zbulojnë dy persona të maskuar pranë banesës

November 23, 2026
“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

November 23, 2026
Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

November 23, 2026
Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

November 23, 2026
“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

November 23, 2026
U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

November 23, 2026
Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

November 23, 2026
Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

November 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In