• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Olldashi kapi bandat”, Maliqi sulmon Sorecën: Ç’është ky që na thotë po ndjekim paratë?

by A R
12/02/2020 11:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, është përplasur me deputetin Lefter Maliqi, teksa ishte thirrur në interpelancë në Kuvend për situatën e krimit në vend.

Gjatë fjalës së tij nga foltorja e kuvendit, Maliqi ka hedhur akuza edhe ndaj ambasadorit të BE, Soreca. Maliqi ka thënë se ambasadorët e kanë lënë Shqipërinë në mjerim.

“Na del ky Soreca, ç’është ky? Që na thotë po ndjekim paratë… Kështu po bëjnë këta, e lanë Shqipërinë në mjerim. Ku e keni informacionin? Ku e keni luftën kundër krimit. Ku ka të fortë me shtetin? Jeni ju që keni këtë sistem të korruptuar politik.

Këtu tregohen përralla. Soreca qeshte aty. I thoshte shiko këtë se ky është… i kapur nga KÇK i Bashkimit Evropian. Ne besojmë tek ambasadorja Amerikane”, tha Maliqi.

Debati Maliqi-Lleshaj në Kuvend

Lefter Maliqi: Z. ministër, ato zgjedhjet lokale mos i përmend më, se dhe ato kryebashkiakët që keni aty, ca po ua rrahin, ca po iu ikin nga dekriminalizimi. Thatë që situata është përmirësuar, krimi është vënë pas hekurave, disa citate e poezira… Në vendin tonë, njëri u vra me snajper, e krimineli nuk është kapur. T’u lidh një grua atje, e nuk dihet kush e bëri. Nuk dihet ku janë kockat e atij që u rrëmbye. Po iu hidhen tritole shefave të policisë, grabitje në Durrës, e më pas plagoset i zoti i shtëpisë, vrasje në Tropojë… pra, nuk di çfarë të thuash me këtë situatë. Ju nuk doni t’ia dini. E katandisët këtë vend. Si mund ta përdorësh ti gazin lotsjellës ndaj nënës, fëmijës, gruas. Njëherë thua nuk kemi marrë bomba e granata nga Kosova, tani thua që kemi marrë. Po ti nuk ke faj, se ti nuk e ushtron dot rolin e ministrit.

Lleshaj: Nuk ka emergjencë, edhe ligji që bëmë kundër krimit nuk paraqet aspak emergjencë në vend. Ai është një ligj, që administron masa administrative kundër pasurisë së krimit. Emergjente është vetëm se pasuria e krimit nuk është prekur. Edhe akti normativ kërkon të zgjidhë çështjet e pasurive të pajustifikuara.

Maliqi: E ke kthyer policinë e shtetit, duke vendosur gjoba vend e pa vend, duke mbështetur institucionet për prishje banesash në mënyrë arbitrare, ndërkohë që janë larg detyrës së tyre për zbulimin e krimit. Po të dojë shteti, për një muaj vendoset rendi në Shqipëri. Nëse këta nuk bashkëpunojnë me krimin, nuk i dëgjojnë kriminelët për emërime, jeni të sigurt që krimi nuk zë vend. Po përmend të ndjerin Sokol Olldashin, që vuri në pranga të gjitha bandat kriminale më të rrezikshme nga Vlora, Elbasani, etj, që një pjesë e tyre edhe ka dalë. Por, këta nuk e kanë mendjen, e kanë mendjen vetëm për show.

Next Post
Albin Kurti shfuqizon vendimin për rritjen e pagave për kabinetin e kryeministrit

Albin Kurti shfuqizon vendimin për rritjen e pagave për kabinetin e kryeministrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

September 30, 2026
Trump para “vendimit të madh” për Iranin: Marrëveshje apo “asgjësim"? -

Trupat amerikane tërhiqen nga Iraku, Trump reagon: Ditë e madhe për Amerikën!

September 30, 2026
Miratohet Kodi i ri i Sjelljes për lobistët, rregullat për transparencën dhe shmangien e konfliktit të interesit

Miratohet Kodi i ri i Sjelljes për lobistët, rregullat për transparencën dhe shmangien e konfliktit të interesit

September 30, 2026
Liga e Kombeve/ Pas fitores me San Marinon, Kombëtarja nis punën për ndeshjen me Finlandën!

Liga e Kombeve/ Pas fitores me San Marinon, Kombëtarja nis punën për ndeshjen me Finlandën!

September 30, 2026
“Ambicia jonë të ruajmë ritmin, kemi besim te procesi”- Presidenti Begaj takohet me Ursula von der Leyen: E vetmja rrugë për BE, ajo e reformave

“Ambicia jonë të ruajmë ritmin, kemi besim te procesi”- Presidenti Begaj takohet me Ursula von der Leyen: E vetmja rrugë për BE, ajo e reformave

September 30, 2026
Inteligjenca britanike ngre alarmin: Spiunët kinezë financuan më shumë se 100 akademikë!

Inteligjenca britanike ngre alarmin: Spiunët kinezë financuan më shumë se 100 akademikë!

September 30, 2026
Ministri Malaj pret misionin e FMN: Përmirësime në planifikimin e investimeve publike

Ministri Malaj pret misionin e FMN: Përmirësime në planifikimin e investimeve publike

September 30, 2026
Paralajmërimet e Rusisë, Rutte: NATO është një aleancë mbrojtëse, Moska të ndalojë kërcënimet bërthamore

Paralajmërimet e Rusisë, Rutte: NATO është një aleancë mbrojtëse, Moska të ndalojë kërcënimet bërthamore

September 30, 2026
Kujtim Turkeshi, artisti shqiptar në Itali! Telereportazhi nga Tom Therçaj

Kujtim Turkeshi, artisti shqiptar në Itali! Telereportazhi nga Tom Therçaj

September 30, 2026
Ndryshime në krye të FSDKSH-së, Suela Popa merr drejtimin e Fondit të Kujdesit Shëndetësor

Ndryshime në krye të FSDKSH-së, Suela Popa merr drejtimin e Fondit të Kujdesit Shëndetësor

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com