Liderit të Iniciativës Qytetare SDP Oliver Ivanoviçit iu zgjat arresti shtëpiak edhe një muaj, deri më 17 shkurt. Bashkëshortja e Ivanoviçit, Milena Popoviç (Ivanoviç) në deklaratën për Tanjug-un, ka theksuar se Ivanoviçit arresti shtëpiak i është zgjatur për një muaj e jo dy si ka qenë praktikë deri më tash, transmeton Koha.net. Të akuzuar janë edhe koloneli i policisë së MPB të Serbisë Dragoljub Delibashiç, avokati Ilia Vujaçiç, juristi Nebojsha Vujaçiç dhe profesori Aleksandar Lazoviç, të akuzuar për vrasje e përpjekje për vrasje.