• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Olimpiada e Pekinit 2022, nisin provat për disiplinat e sporteve të akullit

by A R
02/04/2021 14:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga 1 deri më 10 prill do të zhvillohen një sërë provash për disiplinat e sporteve të akullit për Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022 në pesë pallate sportive. Me këtë rast, do të kontrollohen në mënyrë praktike punët përgatitore për gjithë disiplinat e akullit të Lojërave Olimpike dhe Paralimpike Dimërore të Pekinit, përshirë organizimin e garave, funksionimin e pallateve, garantimin e shërbimeve etj.

Në shkurt të këtij viti Komiteti Organizator i Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit zhvilloi provat për disiplinat e sporteve të dëborës. Ashtu si edhe për to, edhe në provat e disiplinave të sporteve të akullit do të ftohen për marrë pjesë sportistë profesionistë dhe amatorë. Deri tani mbi 700 sportistë e persona shoqërues janë regjistruar për këto prova.

Drejtori i Departamentit të Administrimit të Stadiumeve e Pallateve të Sportit pranë Komitetit Organizator të Olimpiadës Dimërore të Pekinit Yao Hui vuri në dukje se theksi i provave do të jenë pajisjet dhe instalimet e pallateve sportive, organizimi i garave, funksionimi i pallateve, sistemi i komandimit dhe parandalimi e kontrolli i epidemisë.

Pallati Kombëtar i Patinazhit të Shpejtë, me emrin “Shiriti i akullit”, është i vetmi objekt që është ndërtuar posaçërisht për këto lojëra olimpike dimërore. Në këtë pallat sipërfaqja e akullit arrin në 12 mijë metra katrorë, më e madhja në Azi. Para provave, këtu përfundoi prodhimi i parë i akullit dhe pritet që ai të bëhet “akulli më i shpejtë” për sportistët. Drejtori i grupit të vënies në funksionim të pallatit, Wu Xiaonan, tha se stafi i prodhimit të akullit, që është kyçi i pallatit, kryesohet nga Mark Karlen, prodhues ndërkombëtar i akullit, i cili ka marrë pjesë në gjashtë olimpiada dimërore, dhe përbëhet nga prodhues kinezë të akullit me përvojë. Në këtë grup përfshihen edhe shumë të rinj, për të kultivuar më shumë talente.

“Kësaj here marrin pjesë edhe studentët e kursit të prodhimit profesionist të akullit, prandaj kjo është një praktikë për ta. Në vitin 2019 ata morën pjesë në prodhimin e parë të akullit në Qendrën Kombëtare të Notit, që quhet edhe ‘Kubi i ujit’, por që tani është shndërruar në ‘Kubin e akullit’. Besoj se kësaj here cilësia e prodhimit të akullit prej tyre do të jetë më e mirë,” tha Wu Xiaonan.

Gjatë provave, në pallatet përkatëse do të përdoren shumë teknologji të reja. Drejtori i grupit të funksionimit të Pallatit të Sportit të Wukesong-ut, Chen Shuang, bëri të ditur se ata do të provojnë metoda teknologjike, si termometrat inteligjentë, robotët e logjistikës, ritransmetimi nëpërmjet teknologjisë cloud etj., në përputhje me kërkesat për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë.

Yao Hui tha se zbulimi i problemeve gjatë provave dhe përmirësimi i tyre janë punë shumë të rëndësishme përgatitore për Lojërat Olimpike Dimërore. P.sh., në “Shiritin e akullit”, si një pallat krejt i ri, nuk është zhvilluar asnjë garë a ndeshje, prandaj është normale që të lindin probleme gjatë provave. Ai tha:

“Shfaqja e problemeve para ndeshjeve zyrtare, në njëfarë mënyre, është pasuri për ne. Me kufizimin nga kushte të ndryshme, provat kanë shumë ndryshime nga veprimtaritë zyrtare. Në këtë drejtim do të dëgjojmë gjerësisht vërejtjet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Komiteti Paralimpik Ndërkombëtar dhe federatat ndërkombëtare të sportit, që të përgjithësojmë gjithanshëm mësimet dhe të metat e provave, për të përsosur mënyrën e funksionimit të lojërave.”

Next Post
Lufta bëhet në gjunjë

2 prilli, totem i kujt?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In