• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Oldtimer Fest”, Prizreni mirëpret qindra makina retro nga mbarë rajoni

by E S
01/06/2025 17:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në zemër të Prizrenit, në Sheshin e Shadërvanit, këtë të diel u mblodhën qindra makina retro, duke i dhënë qytetit një atmosferë të veçantë festive dhe nostalgjike. Ky spektakël klasik nuk i tërhoqi vetëm vendasit, por edhe turistët, të cilët shijuan ekspozitën nën tingujt e motorëve të kohës së kaluar dhe shkëlqimin e kromit të mirëmbajtur.

Adhuruesit e mjeteve të vjetra patën rastin të shohin nga afër më shumë se 100 makina klasike, shumica prej të cilave i përkisnin dekadave të artë të automobilizmit viteve ’60, ’70 dhe ’80.

Me targa të personalizuara dhe pronarë pasionantë që kishin ardhur nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, parada automobilistike solli një frymë rajonale bashkëpunimi dhe dashurie për trashëgiminë mekanike.

Kurioziteti i qytetarëve nuk mungoi shumë prej tyre jo vetëm që i vrojtonin nga afër këto makina klasike, por edhe pozonin pranë tyre për fotografi të veçanta. Ndër më të veçantat që morën vëmendjen ishte një “Jeep” amerikan i vitit 1923, i sjellë nga një djalë vetëm 19-vjeçar nga Deçani, Erion Syla.

Po ashtu, makina “Marmur” e vitit 1928, në pronësi të Valon Emrës, u vlerësua për bukurinë dhe origjinalitetin e saj. Të dy pronarët ndanë pasionin e tyre për mjetet motorike klasike dhe përshkruan karakteristikat unike të relikeve që kujdesen me përkushtim.

Një tjetër atraksion ishte limuzina Mercedes 600, e njohur si automjeti me të cilin udhëtonte udhëheqësi komunist shqiptar, Enver Hoxha. Ky model i rrallë u admirua nga shumë të pranishëm, përfshirë edhe koleksionistin Nikola Mitrevski, i cili prezantoi makinën e tij “Zastava” dhe shprehu habinë që për herë të parë pa nga afër një nga makinat e ish-diktatorit shqiptar.

“Makina është e Enver Hoxhës. Është e bukur. Është e mirëmbajtur,” tha ai.

Festivali i sivjetshëm ishte edicioni i 20-të i “Oldtimer Fest”, i cili tashmë është bërë një traditë e rëndësishme kulturore në Prizren. Qëllimi i këtij festivali është jo vetëm të promovojë dashurinë për makinat klasike, por edhe të shndërrojë qytetin në një qendër të ruajtjes dhe ekspozimit të trashëgimisë automobilistike, me synimin për të krijuar një muze të dedikuar makinave klasike në të ardhmen.

Next Post
Çfarë hanë fëmijët në kopshte? Ekspertët japin këshillat dhe apelojnë për kontrolle të shtuara

Çfarë hanë fëmijët në kopshte? Ekspertët japin këshillat dhe apelojnë për kontrolle të shtuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sëmundjet e zemrës, mjekja Hasani: 80% e tyre të parandalueshme, stili i jetesës shumë i rëndësishëm

Sëmundjet e zemrës, mjekja Hasani: 80% e tyre të parandalueshme, stili i jetesës shumë i rëndësishëm

March 18, 2026
“Po largohem!”/ 14-vjeçarja nga Durrësi ikën nga shtëpia, e ëma apel për ndihmë

“Po largohem!”/ 14-vjeçarja nga Durrësi ikën nga shtëpia, e ëma apel për ndihmë

March 18, 2026
“Nëse nuk më jep paratë, do të të rrah”/ Kërcënoi për muaj me radhë një 14-vjecar, në pranga i riu shqiptar në Itali

“Nëse nuk më jep paratë, do të të rrah”/ Kërcënoi për muaj me radhë një 14-vjecar, në pranga i riu shqiptar në Itali

March 18, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Problemi nuk është iftari, por liria e medias

March 18, 2026
Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, Spiropali: Moment kyç për integrimin europian

Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, Spiropali: Moment kyç për integrimin europian

March 18, 2026
Lufta me Iranin, shpërthime të forta mbi kryeqytetin e Arabisë Saudite

Lufta me Iranin, shpërthime të forta mbi kryeqytetin e Arabisë Saudite

March 18, 2026
VIDEO/ Lefter Maliqi përplaset me Ngjelën: Je avokat i dështuar, merr një arkivol dhe zhduku! Ke mbaruar punë o plak i rrudhur

VIDEO/ Lefter Maliqi përplaset me Ngjelën: Je avokat i dështuar, merr një arkivol dhe zhduku! Ke mbaruar punë o plak i rrudhur

March 18, 2026
Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

March 18, 2026
Gjykata Kushtetuese publikon raportin për 2025: U regjistruan mbi 500 kërkesa

Gjykata Kushtetuese publikon raportin për 2025: U regjistruan mbi 500 kërkesa

March 18, 2026
Mbi 3000 shqiptarë në Lindjen e Mesme, deputetët e PD-së kërkojnë seancë dëgjimore me kryeministrin Rama

Zgjedhjet në PD/ Zbulohet kandidatura e parë për kryetare, kush do të garojë përballë Berishës

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In