• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Olaf Scholz dhe Pakti për Gjermaninë, vetëm reklamë?

by A M
09/09/2023 12:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kancelari, Olaf Scholz kërkon një përpjekje të shtuar kombëtare për të dalë nga gjendja e stanjacionit. Ai e quajti atë Pakti për Gjermaninë. Reagimet janë të rezervuara.

Zhvillimet në Gjermani nuk janë aq optimiste. Vendi po humb fuqinë ekonomike. Indutria vuan nga çmimet e larta të energjisë dhe ka shumë burokraci. Infrastruktura ka probleme, dixhitalizimi ecën me hap breshke. Inflacioni është i lartë, qytetarët e mbajnë dorën të shtrënguar. Gazeta “Economist” madje në një artikull të fundit shtroi pyetjen nëse Gjermania sërish “është e sëmura e Europës”.

Kancelari kërkon durim

Kjo nuk mund të qëndrojë kështu. Paraqitja e kancelarit Scholz në debatin për buxhetin në Bundestag ishte ndryshe nga deklaratat e muajti gusht, ku Scholz, tha se flitet për vështirësi që nuk kanë të bëjnë me fuqinë ekonomike të Gjermanisë. Me fytyrë të lënduar nga vrapi të mërkurën ai foli në Bundestag për qytetarët, të cilët janë të lodhur nga gjendja e stanjacionit. Kancelari kërkoi një “përpjekje të shtuar kombëtare” për të vënë në lëvizje vendin. Ai shpalli Paktin për Gjermaninë. Së bashku duhet të “shkundemi nga burokratizmi, frika ndaj rrezikut dhe droja”, sepse kjo “paralizon ekonominë tonë dhe sjell zhgënjim tek njerëzit në vend, që thjesht duan që Gjermania të funksionojë.”

Mos të grindemi më -një sinjal për brenda qeverisë

“Bashkëpunim në vend të grindjeve, kjo është kërkesa e kohës”, tha Scholz në Bundestag. Këtë mund ta kuptosh si kërkesë drejtuar brenda radhëve të brendshme. Në qeverinë gjermane përplasen kontradikta të politikës partiake mes Të Gjebërve dhe FDP-së, grindje që muajt e kaluar ishin të shpeshta dhe krijuan imazhin e një koalicioni të përçarë, dhe kancelarin e nxorrën të dobët dhe të paaftë për lidership.

Gjithnjë e më shumë qytetarë janë të pakënaqur me qeverinë. Në sondazhin aktuale të trendit të ARD-së, vetëm 19% e qytetarëve e vlerësonin pozitivisht punën e qeverisë. Koalicioni nuk do të kishte më shumicën, nëse do të kishte zgjedhje tani.

Kritika nga opozita

CDU dhe CSU që përbëjnë grupin më të madh parlamentar të opozitës në Bundestag nxjerrin konkluzionin, se kancelari nuk po i realizon projektet e veta nga fuqia e koalicionit dhe me paktin për Gjermaninë kërkon mazhoranca të reja. “Nëse koalicioni juaj në pjesë të madhe rrëzohet sigurisht që ne jemi në dispozicion”, ironizoi politikani kristiansocial, CSU, Alexander Dobrindt në Bundestag.

Kryeministri i landit të Rinani-Veriore Vestfali, Hendrik Wüst reagoi me zemërim ndaj propozimit të Scholz. “Pakti për Gjermaninë është vetëm një reklamë”, që synon të tërheqë vëmendjen, tha kryeministri nga CDU.

Ekonmia pret që qeveria të lëvizë. “Me shpalljen e paktit për Gjermaninë qeveria gjermane më në fund po zgjohet”, u shpreh Rainer Dulger, president i Shoqatës Federale të Punëdhënësve Gjermanë, BDA në një intervistë. Për një kohë të gjatë qeveria ka qenë e përgjumur në drejtim të digjitalizimit dhe ka qenë e fiksuar tek burokracia penguese për ekonlominë dhe shoqërinë. Kjo duhet të ndryshojë shpejt-  Nga kryeministrat e landeve që qeverisen nga socialdemokratët, Scholz ka marrë mbështetje të gjerë. “Ne jemi shumë të komplikuar në Gjermani, jemi shumë të ngadalëshëm, dhe në fund shumë të shtrenjtë. Duhet të thjeshtëzohemi dhe të bëhemi më të shpejtë.”

 

Next Post
Propozimet e Bashës në Këshillin e PD-së, Alibeaj zëvendëson Bardhin

Propozimet e Bashës në Këshillin e PD-së, Alibeaj zëvendëson Bardhin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In