Surprizë “live” në News24. Gazetarja Ola Bruko u lidh në linjë telefonike me zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, në kuadrin e Ditës Botërore kundër AIDS, por në të vërtetë bashkëbiseduesi ishte bashkëshorti i saj. Ai nisi t’i sqarojë se “puna nuk është kaq e thjeshtë, kur dy njerëz dashurohen si unë e ti”.
“Gëzuar ditëlindjen! Shpirti, ata të punës tënde ta fusin”, i tha ai. Bruko nisi të qeshte me të madhe.
“Ua, si s’ta njoha zërin”, u përgjigj duke qeshur Ola.