• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Oktapodi shqiptar”

by Ylli Pata
24/11/2023 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Një nga shprehjet që duket pati efekt në rrjet këto ditë, kur lajmet kanë vetëm një skenografi; portën e SPAK dhe kangjellat e jashtme, ishte se: “ndoshta po përjetojmë një Oktapod shqiptar, po komisar Katanin e Silvia Kontin s’po i shofim gjëkundi”.

E gjitha kjo atmosferë duket se është frut i një pritjeje të gjatë në publik për të nisur një proces të gjatë, i cili është vetëm në fillimet e tij, të fundit të pandëshkueshmërisë.

Në të gjithë këtë atmosferë që ka marrë përmasat e një drame me audiencë të frikshme, ka një vëmendje të paparë nga publiku. Njerëzit që jo vetëm ndjekin me ankth gjithçka nga zhvillimet që vijnë nga Prokuroria dhe Gjykata Speciale kundër Krimit e Korrupsionit, por janë bërë edhe juristë me njohuri proceduriale të hatashme.

Diskutimet që ndjekin proceset që vijnë seri nga selia e SPAK, bëhen gjithnjë e më të detajuara në mënyrën se po zhvillohet skenari. Por më shumë se një komisar Katani, i cili u bë shumë popullor në Shqipëri në kohën e serialit mitik të Rai-t, sa edhe një grup myzeqar i kushtoi një këngë që luhej në dasma, apo një Silvia Konti, që ju shkatërrua jeta e familja në luftën ndaj të fuqishmëve të krimit e pushtetit, opinion publik shqiptar ka një tjetër “personazh” në kokë.

I cili as nuk flet, as nuk ecën e as merr frymë, por duket që prevalon mbi të gjitha. E ky “personazh” është pikërisht sekuestroja e pronave. Vëmendja që ka pasur sot procesi mbi sekuestron e pronave që u siguruan nga privatizimi i klubit Partizani, ka qenë edhe më e madhe sesa vetë masat e sigurisë.

Fenomen që përbën realisht një zhvillim të rëndësishëm të pritshmërisë publike në lidhje me procesin e hetimeve të nivelit të lartë për korrupsion. Pritshmëri, e cila është kalitur ndër vite me një durim dhe qëndrueshmëri thuajse lineare dhe që nuk ka një logjikë të ndarë politike.

Edhe pse në nivelin e lartë të politikës, por edhe atë të debatit në televizione, duket se kemi të bëjmë me një ndarje si me thikë të atyre që e quajnë diçka të mirë drejtësinë e re, e të tjerë që e konsiderojnë një të keqe për vendin, në public situata është krejt ndryshe.

Është krejt ndryshe, pasi nuk janë vetëm mbështetësit e mazhorancës politike-pra PS-së që mbështesin reformën në drejtësi. Ata kanë qenë më vizualët, pasi i ka thirrur partia dhe udhëheqësia e saj për tu shprehur në disa zgjedhje, madje edhe traumatike siç ishin ata të 30 qershorit 2019, kur ishim para zgjedhjeve moniste.

Por në të njëjtën valë ka qenë edhe ajo që quhet pjesë “e heshtur” e opozitës, e cila megjithatë e heshtur nuk ka qenë. Pikërisht me sjelljen e saj për të mos përkrahur ata që nuk duan një process hetimi ndaj zyrtarëve të lartë e politikë në vend, është më shumë se një votë. Është një klithmë e madhe e thënë në mënyrën e tyre.

Gjithsesi, e gjithë kjo pritshmëri që ka qenë një lodhje masakruese psikologjike për të gjithë që kërkonin një drejtësi për “Peshkaqenët” nuk ka degraduar në një frustrim që çon në një jakobinizëm ekstremist.

Asnjë nuk po përkon as gijotinë e as prerje kokash, madje janë të hapur për një process ku të hetuarit mund edhe të jenë të lirë.

Madje nuk ka asnjë frustrim për këtë; veçse duket se durimi përfundon tek ajo që mund të jetë “toleranca për sekuestron”.

Disa prej komentatorëve në panele, e ilustrojnë këtë zell publik me një institikst sipas tyre për t’ju marrë shtëpi e katandi atyre që kanë. Dhe e lidhin me vitin 19, kur Enver Hoxha u mori çfarë kishin të gjithë familjeve në gjendje të këtij vendi.

Dhe kjo fabul përsëritet shpesh, e megjithatë nuk ngjit, sepse nuk ka bazë. Njerëzit në këtë vend të vogël e dinë se sa shtëpi, sa vila, sa makina luksoze kanë ata, fëmijët, si jetojnë e sa konsumojnë.

Duke ndjekur këtë ekzigjencë, dilema është: njerëzit mendojnë se ata politikanë e zyrtarë që jetojnë në luks, nuk mund ta kishin vënë në kushte normale. Pra kanë abuzuar. E ndaj kërkojnë një proces gjyqësor mbi pasurinë, duke u hetuar pikë për pikë si është vënë, sesa ju rreh për fatin personal të subjekteve të drejtësisë së re.

Ky është në fakt thelbi i çdo hetimi që është zhvilluar në botë ndaj njerëzve të fuqishëm të krimit, apo komunitetit që përfshin korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin.

Lideri famëkeq i Cosa Nostra-s, Toto Riina, por edhe pasuesit e tij Bernando Provencano e së fundmi; Matteo Messina Denaro nuk jetojnë më. Por familjarët e tyre janë qytetarë të lirë të vendit. Madje herë pas here, familjarët e Riinas janë edhe personazhe në mediat italiane. Ata jetojnë njësoj sit ë gjithë qytetarët e tjerë e nuk u thotë njeri asgjë. Por pronat që baballarët e tyre përfituan nga aktiviteti mafioz, sot janë në shërbim të komunitetit, e në një pjesë më të madhe janë të suksesshme edhe ekonomikisht. Siç janë fermat komunitare të Corleones, që janë kthyer atraksion turistik për mysafirë kuriozë nga e gjithë bota, të cilët pinë verën Corleone që vjen nga hardhitë që ka mbjellur Toto-ja me duart e tij, e hanë spaghetti-t “Padrino” të bërë me grurin që rritet në ish-arat e bosëve të Cosa Nostra-s.

Next Post
Temperatura deri -10 gradë/ Një stuhi dimri po vjen drejt Ballkanit nga Arktiku, priten reshje të mëdha dëbore

Temperatura deri -10 gradë/ Një stuhi dimri po vjen drejt Ballkanit nga Arktiku, priten reshje të mëdha dëbore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Nafta u ul me 4 lekë, Braçe: Si ka mundësi që ka më shumë trafik me karburant më të shtrenjtë?!

April 8, 2026
Trump kërcënon me tarifa 50% vendet që furnizojnë Iranin me armë. Garda Revolucionare paralajmëron: “Duart në këmbëz”…

Trump kërcënon me tarifa 50% vendet që furnizojnë Iranin me armë. Garda Revolucionare paralajmëron: “Duart në këmbëz”…

April 8, 2026

Rrethi i dikurshëm Tiranë

April 8, 2026
Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

April 8, 2026
Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

April 8, 2026
Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

April 8, 2026
Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

April 8, 2026
Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 8, 2026
Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

April 8, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Miratohen çmimet e reja, ulet me vetëm 4 lekë nafta në Shqipëri

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In