Patriarku i letrave shqipe mbushi vitin e kaluar 85 vjeç. Pak javë më pas, troket Viti i Ri, 2017 dhe shkrimtari feston në gjirin e familjes.
Në fotografitë që ka publikuar mbesa e tij Ana në profilin e nënës Elona Agolli, shihet shkrimtari në kolltukun e tij sëbashku me të shoqen, Sadijen.
I dobët dhe me oksigjen në hundë, Dritëroi i bashkohet çasteve festive të familjes duke qëndruar i fortë pavarësisht sëmundjes që e mundon prej vitesh. /Shqiptarja.com