• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Oketa: Berisha dhe Basha larguan figura të rëndësishme brenda PD-së

by
08/11/2021 21:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i qeverisë Berisha, Gazmend Oketa mbrëmjen e kësaj të hëne i ftuar në Radar në ABC ka komentuar situatën politike brenda partisë demokratike.

Oketa në fjalën e tij është shprehur se Basha dhe pse 8 vite në qeverisje duket se akoma nuk e ka kuptuar sesi funksionon partia.

Ndër të tjera ai ka theksuar se Berisha për shumë demokratë shihet si një mundësi për më shumë për të kthyer rotacionin në qeveri, ndërsa Basha duket se i ka humbur këto mundësi.

Oketa gjithashtu është shprehur se Basha dhe Berisha kanë larguar nga partia persona me peshë të rëndësishme.

“Sot në pozitën më të vështirë të partisë është kryetari. Dhe deklarata e sotme nuk ishte e duhura pasi duhet që të mblidhen grupet e forumeve para se të flitet. Sigurisht kur janë vendime të rëndësishme del kryetari, sekretari apo ndonjë nga nënkryetarët që i bën publike. Basha është në një pozitë të vështirë pasi të flasësh në emër të partisë ndërkohë që nënkryetarët nuk i ka në krahë. Kur një kryetar partie thotë se jam në një pozitë komode dhe me keqardhje e them se ai akoma në 8 vite nuk e ka kuptuar se çfarë është partia Demokratike. Unë do të kisha preferuar në përceptimin tim që të gjithë partitë të funksionojnë në bazë të statutit. Çdo debat të bëhej në bazë të strukturave dhe një pjesë e debatit të bëhej transparente publikut.

Nëse Basha do të vijonte me, nuk mendoj se të gjithë ato që kanë ikur kanë ikur se kanë qenë me Berishën. Ka disa kategori që e mbështesin Berishën, pjesa më e madhe e shikojnë si një mundësi për të pasur më shumë mundësi. Por në ato salla ka dhe njerëz që nuk e dinë se çdo të thotë një punë në shtet, dhe nuk ka pasur njerëz që kanë pasur përfitime. Ka një kategori që nuk ka asgjë të keqe që të jesh dhe pragmatist, ka dhe një tjetër kategori që unë nga kontaktet kanë pësuar zhgënjime dhe nga Basha por nuk janë as me Berishën.

Rasti më ideal që PD-ja të futej në një proces reflektimi, gjykoj se zoti Basha e ka praktikisht të pamundur të kryejë funksione sot, nesër dhe pasnesër, do e ketë shumë të vështirë, nuk bëhet fjalë për të drejtuar një subjekt politik, por shoqëria shqiptare dhe njerëzit e papërfaqësuar duan rotacion pushteti. Unë gjykoj se nuk është Berisha ai që do e ofrojë një gjë të tillë. Shqipëria ka dhe do të ketë nevojë për rotacion çdo katër vjet.

Basha dhe Berisha kanë larguar shumë figura që në një situatë të tillë duhet të ishin mirë të ishin aty. Duhet të ishin shumë persona me peshë politike por pa interesa personale.

Unë jam në PD, por nuk më josh asnjë pozicion drejtues në parti. Jam aty dhe shpresoj që dhe me këtë dalje publike të dalloj kategorinë e njerëzve që e shikojnë politikën jashtë interesave. Unë në një farë mënyre e thash se nuk kam pas ambicie për kreun e partisë dhe fjalia e parë është se kam thënë se do hyj si qytetar dhe do dal dhe i tillë. Unë marr të gjithë përgjegjësitë që më takojnë”, ka thënë ai.

/b.h

Next Post
Skandali/ Kryetari i Gjykatës së Dibrës gjykoi një vendim të formës së prerë nga Gjykata e Lartë!

Skandali/ Kryetari i Gjykatës së Dibrës gjykoi një vendim të formës së prerë nga Gjykata e Lartë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In