• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

OKB: Rritje e mprehtë e numrit të njerëzve që përballen me urinë

by Java News
08/11/2021 13:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Programi Botëror i Ushqimit tha të hënën se numri i njerëzve që ndodhen në prag të urisë në 43 vende, është rritur në 45 milionë, ndërsa uria është në rritje në mbarë botën.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara tha se rritja nga 42 milionë njerëz sa ishin në fillim të vitit, u pa pas një vlerësimi të sigurisë ushqimore që gjeti se 3 milionë të tjerë përballen me zinë e bukës në Afganistan.

“Dhjetëra miliona njerëz janë në buzë të humnerës. Kemi konflikte, ndryshime klimatike dhe COVID-19 që po e shtojnë numrin e të uriturve”, citohet të ketë thënë drejtori ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit, David Beasley.

“Të dhënat e fundit tregojnë se tani ka më shumë se 45 milionë njerëz drejt pragut të urisë”, tha ai pas një udhëtimi në Afganistan, ku WFP-ja po shton mbështetjen për pothuajse 23 milionë njerëz.

“Çmimet e karburantit janë rritur, çmimet e ushqimeve po rriten, plehrat artificiale janë më të shtrenjta dhe e gjithë kjo ushqen kriza të reja si ajo që po shpaloset tani në Afganistan, si dhe emergjenca si Jemeni dhe Siria”, shtoi ai.

Programi tha se kostoja e parandalimit të urisë në nivel botëror tani është 7 miliardë dollarë, nga 6.6 miliardë dollarë sa ishte në fillim të vitit, por paralajmëroi se burimet tradicionale të financimit janë të mbingarkuara.

Familjet që përballen me pasiguri ushqimore po “detyrohen të bëjnë zgjedhje shkatërruese”, duke i martuar herët fëmijët, duke i hequr nga shkolla ose duke i ushqyer me karkaleca, gjethe ose kaktus.

Programi tha se ndërkohë, “raportet e mediave nga Afganistani tregojnë se familjet janë të detyruara të shesin fëmijët e tyre në një përpjekje të dëshpëruar për të mbijetuar”.

Thatësirat e shumta në Afganistan po kombinohen me një rrënim ekonomik ndërsa rreth 12.4 milionë njerëz në Siri nuk e dinë se nga do të vijë vakti i tyre i ardhshëm, situata më e keqe gjatë konfliktit dhjetëvjeçar.

Rritje e shkallës së urisë, sipas agjencisë së Kombeve të Bashkuara me seli në Romë, po shihet gjithashtu në Etiopi, Haiti, Somali, Angolë, Keni dhe Burundi./ VOA

g.kosovari

Next Post
“Grabitqarët seksualë”, LSI: Mediat të bëjnë emisione, propozimi ynë të kthehet në temë dite kudo

"Grabitqarët seksualë", LSI: Mediat të bëjnë emisione, propozimi ynë të kthehet në temë dite kudo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

August 16, 2026
Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

August 16, 2026
Kur hekurat e qelisë nuk janë pengesë/ Ish-krerët e UÇK-së votojnë në zgjedhjet e Kosovës nga paraburgimi

Hamza: Pas 6 vitesh në Hagë, 16 shtatori duhet t’i kthejë në shtëpi ish-krerët e UÇK-së

August 16, 2026
Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

August 16, 2026
Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

August 16, 2026
Kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë e njëjtë! 

Shkrirja e Bashkisë Selenicë!

August 16, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

August 16, 2026
Qindra emigrantë protestojnë dhe kërkojnë azil në Ceuta të Spanjës: Nuk duam të kthehemi në Marok -

Qindra emigrantë protestojnë dhe kërkojnë azil në Ceuta të Spanjës: Nuk duam të kthehemi në Marok –

August 16, 2026
Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

August 16, 2026
Sherr mes shitësve të biletave në Portin e Vlorës, njëri nxjerr thikën dhe plagos tjetrin

Sherr mes shitësve të biletave në Portin e Vlorës, njëri nxjerr thikën dhe plagos tjetrin

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com