• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

OKB qeverisë shqiptare: Hiqni urgjentisht tarifën e skanimit doganor

by A R
22/06/2016 16:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Organizata e Kombeve të Bashkuara i ka kërkuar qeverisë shqiptare të anulojë urgjentisht tarifën e skanimit prej 22 eurosh, që bizneset detyrohen të paguajnë për çdo deklaratë doganore në doganë.

Përmes një raporti voluminoz për procedurat dhe barrierat tregtare në Shqipëri, Komiteti Ekonomik për Europën në OKB e cilëson tarifën, një taksë antiligjore.

“Tarifa paguhet edhe kur ngarkesa nuk skanohet, e madje edhe në pikat doganore ku nuk ka fare skanera të instaluar. Kjo është një praktikë e papranueshme. Ajo krijon një taksë efektive, e cila nuk është bazuar në ligj, ndaj duhet të hiqet”.

Qeveria konfirmoi raportin, por Ministria e Financave tha për Top Channel se, qeveria është e pafuqishme për ta anuluar tarifën, pasi kjo do të penalizonte Shqipërinë me një kosto mbi 300 milionë dollarë në Arbitrazh.

Koncesioni i skanimit zë fill në vitin 2011, kur qeveria e atëhershme miratoi një bonus prej 8 pikësh për kompaninë “Rapiscan”. Më vonë, kjo kompani u shpall fituese në tender dhe në prill të 2013-s, kur vendi thuajse kishte hyrë në fushatë elektorale, Parlamenti e miratoi koncesionin.

Sipas kontratës, kompania përfitonte 39 euro për çdo deklaratë doganore. Pas zgjedhjeve, qeveria e re tentoi ta anulonte kontratën, por “Rapiscan” e paditi Shqipërinë në Arbitrazh duke kërkuar 350 milionë dollarë dëmshpërblim. Pas padisë, qeveria rihapi negociatat me kompaninë, përmës të cilave kontrata u rishikua dhe tarifa u ul në 22 euro për deklaratë.

Por, edhe pas rishikimit biznesi ankohet se koncesioni ka rritur kostot, duke penalizuar sipërmarrjen dhe dëmtuar konkurrueshmërinë e bizneseve shqiptare. (top channl / r.a)

Next Post

Si sot, më 22 Qershor lindi Remark dhe Vankuver

Comments 1

  1. Bajram says:
    10 years ago

    Tarifen e skanimit doganor e vendosi Sali Berisha me qellimin e mbrapshte qe “te vidhte me shkolle” biznesin e Shqiperise edhe pasi te kishte lene pushtetin.Aq bukur eshte e thurur kontrata sa qe nuk le rruge tjeter vecse “vetvrasjen”.Pra jo Edi Rama por e gjithe struktura e sotme shteterore i ka “duart e lidhura” dhe i duhet te kerkoje meshire tek “gjysh Saliu” qe i perqesh tek perpiqen t’i shpetojne ketij laku,por nderkohe po kryejne edhe ata vete nje “loje te re” qe biznesi shqiptar i denoncon vazhdimisht.Rruga e vetme e shpetimit te biznesit nga ky “harac” i Sali Berishes eshte t’i drejtohet gjykatave per ta hedhur poshte si te paligjshem,sepse tashme kane mbeshtetjen e institucionit me te larte boteror,OKB.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In