• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

OKB prezanton planin për mbështetjen socio-ekonomike të Shqipërisë ndaj COVID-19

by Ardit Rada
06/08/2020 16:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekipi i OKB-së në Shqipëri ka zhvilluar një program të detajuar të përgjigjes socio-ekonomike për 12-18 muajt e ardhshëm, me një buxhet prej rreth 97.4 milionë dollarë, që do të jetë në mbështetje të Planit Kombëtar të Reagimit të Qeverisë së Shqipërisë, (që pritet të dalë së shpejti), dhe të planit aktual për Reagimin Strategjik Kombëtar.

Plani synon të bashkërendojë bashkëpunimin për të adresuar pasojat e COVID-19 në fusha të ndryshme, si dhe për të mbrojtur nevojat dhe të drejtat e njerëzve që jetojnë nën presionin e pandemisë, sidomos grupet më të rrezikuara dhe njerëzit që rrezikojnë të lihen pas.

I zhvilluar nën udhëheqjen e përgjithshme të Zyrës së Koordinatorit të Përhershëm të OKB në Shqipëri dhe nën udhëheqjen teknike të UNDP Albania, me mbështetjen e OBSH dhe UNICEF Albania, plani identifikon 113 veprime prioritare që synojnë të zbusin ndikimin negativ të COVID-19, si dhe të mbështesë qeverinë shqiptare në rimëkëmbjen e vendit, duke u bazuar në pesë shtylla:

Shtylla e parë: Mbrojtja e sistemit dhe shërbimeve shëndetësore – udhëhequr nga OBSH

Sipas planit, sistemet shëndetësore në Shqipëri mund të mbingarkohen shumë shpejt nga kriza e COVID-19, nëse nuk marrin mbështetjen e duhur. Vdekjeve nga virusi mund t’ua kalojnë në numër edhe vdekjet nga sëmundje të kurueshme ose të parandalueshme, por që nuk marrin shërbimin e duhur për shkak të bllokimit të sistemit.

Duke parë rritjen e rasteve, OKB sheh si tepër të nevojshme që të përforcohen kapacitetet e përgjigjes, duke nisur që me masat afatshkurtra, si bashkërendimi i punës në nivel kombëtar, përforcimi i laboratorëve, trajnimi i stafit, shtimi i hetimit të rasteve, më shumë kontrolle në pika kufitare, mbështetje për logjistikën kombëtare dhe për dërgimin e vaksinave, etj.

Si dhe masat afatmesme, që do të përfshijnë vendosjen e mekanizmave për menaxhimin shëndetësor dhe bashkërendimin e punës mes institucioneve, përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, teknologjisë së komunikimit, shtim të kapacitetit të forcës punëtore, ndihmë me strategjinë e ndarjes së detyrave, furnizimin me ilaçe e pajisje, etj.

Plani afatgjatë përfshin përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve spitalore, si nga ana ligjore, për të ulur informalitetin në sektor, e deri te përmirësimi i infrastrukturës.

Shtylla e dytë: Mbrojtja sociale dhe shërbimet themelore – udhëhequr nga UNICEF

Shërbimet e mbrojtjes sociale janë elemente thelbësore për të garantuar të drejtat e fëmijëve, mirëqenien e tyre, si dhe për të këputur rrethin vicioz të varfërisë. Mbrojtja sociale do t’i ndihmonte fëmijët të arrinin potencialin e plotë, si dhe garanton mirëqenien e të rriturve në moshën kur nuk mund të punojnë.

Plani i OKB-së synon të kontribuojë me ofrimin e mbrojtjes sociale ndaj familjeve që janë lënë jashtë paketës financiare të qeverisë, si dhe të vlerësojë përgjigjen që nevojitet ndaj COVID-19, duke mbështetur kështu ngritjen e një sistemi gjithëpërfshirës.

Masat afatmesme përfshijnë ndihmën ndaj grave të vetëpunësuara, dhe sidomos të grave që punojnë në ekonominë informale; mbështetjen e punonjësve socialë në nivel vendor; angazhimin në fushata ndërgjegjësimi; si dhe ofrimin e mbështetjes për romët, egjiptianët, personave me aftësi të kufizuara dhe grupe të tjera delikate.

Kjo shtyllë përfshin edhe mbështetjen e sistemit arsimor, që pësoi mbyllje të tejzgjatura për shkak të pandemisë, duke ulur mundësinë e të fëmijëve për të mësuar. Sipas vlerësimeve, nxënësit me rezultate të dobëta janë shtuar me 8% për shkak të mbylljes.

Një tjetër pikë e rëndësishme është mbështetja e grave dhe fëmijëve të prekur nga dhuna në familje si dhe nga abuzimet seksuale, nëpërmjet përmirësimit të shërbimeve sociale për mbrojtjen e fëmijëve, në plan afatshkurtër.

Pika e katërt e rëndësishme e kësaj shtylle është që shërbimet sociale t’u ofrohen edhe refugjatëve, azilkërkuesve e emigrantëve.

Shtylla e tretë: Mbrojtja e vendeve të punës dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, dhe aktorët më të prekshëm prodhues – e udhëhequr nga UNDP

Kriza e COVID-19 ka prekur të gjitha sektorët e ekonomisë. Nismat e propozuara nga OKB përqendrohen kryesisht te turizmi, ndërmarrjet prodhuese the sektori tregtar, të cila nisin me vlerësimin e lidhjeve që ka ekonomia shqiptare në nivel lokal, rajonal e ndërkombëtar, në mënyrë që të bashkërendohet përgjigjja e saktë.

Një mbështetje e veçantë do të jepet për dixhitalizimin dhe inovacionin, për të shtuar kështu produktivitetin në biznes, programet e punësimit, fuqizimin e grave nëpër sektorët e ekonomisë, rindërtimin e sektorit të turizmit pas krizës së COVID-19, etj.

Shylla e katërt: Përgjigja makroekonomike dhe bashkëpunimi shumëpalësh – udhëhequr nga Zyra e Koordinatorit të Përhershëm të OKB

OKB pret që situata ekonomike të hasë vështirësi në nivel botëror, por sidomos në vendet me ekonomi të dobëta. Për këtë arsye nevojiten përpjekje masive financiare dhe fiskale, ndaj Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka bërë thirrje që të krijohet një përgjigje shumëpalëshe, e barasvlershme me 10% të PPB-së botërore.

Shtylla e katërt synon të mbështesë përpjekjet e qeverisë për rimëkëmbje, duke u përqendruar te stabiliteti makro-ekonomik pasi të ketë kaluar kriza. Kjo përfshin mbështetje për të përmirësuar kapacitetet e institucioneve publike për të rishikuar buxhetet e për t’iu adresuar pasojave makroekonomike.

Shtylla e pestë; Kohezioni social dhe rezistenca e komunitetit – udhëhequr nga UNDP

Kjo shtyllë synon t’u shtohet planeve të qeverisë për rimëkëmbje dhe reforma në nivel vendor.

OKB do të kontribuojë për të përmirësuar dialogun gjithëpërfshirës dhe të mbështesë angazhimin e qytetarëve në diskutime politike; të  ndihmojë qeverinë me përmirësimin e kapaciteteve vendore në mënyrë që të ofrohen shërbime të barabarta; me garantimin e lirive themelore dhe të rendit ligjor; si dhe me pjesëmarrjen e grave në politikë.

Next Post
Horoskopi/ Ja kush janë 4 shenjat që nuk e shfaqin zemërimin që kanë brenda tyre

Horoskopi ditor për nesër, e premte 7 gusht 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas largimit të Sylvinhos, zbulohet emri i trajnerit të ri të Kombëtares Shqiptare

Pas largimit të Sylvinhos, zbulohet emri i trajnerit të ri të Kombëtares Shqiptare

May 19, 2026
Vrau dy vëllezërit shqiptarë dhe një vajzë në Belgjikë, arrestohet autori pas 30 vitesh (Emri)

Vrau dy vëllezërit shqiptarë dhe një vajzë në Belgjikë, arrestohet autori pas 30 vitesh (Emri)

May 19, 2026
CNN: Fondi i Trump për “të dëmtuarit nga Biden”, simbol i një presidence të paturpshme

CNN: Fondi i Trump për “të dëmtuarit nga Biden”, simbol i një presidence të paturpshme

May 19, 2026
Putin: Marrëdhëniet Rusi-Kinë po stabilizojnë botën, po bashkëpunojmë për paqen

Putin: Marrëdhëniet Rusi-Kinë po stabilizojnë botën, po bashkëpunojmë për paqen

May 19, 2026
Meta sulmon SPAK: Proces politik për të goditur opozitën, nuk ka asnjë provë kundër meje

Meta sulmon SPAK: Proces politik për të goditur opozitën, nuk ka asnjë provë kundër meje

May 19, 2026
Nafta bie në tregjet globale pas vendimit të Trump për të shtyrë sulmin ndaj Iranit

Nafta bie në tregjet globale pas vendimit të Trump për të shtyrë sulmin ndaj Iranit

May 19, 2026
Sondazhi: 53.5% e shqiptarëve besojnë në anëtarësimin në BE deri në 2030, rritje për PS në 45%

Sondazhi: 53.5% e shqiptarëve besojnë në anëtarësimin në BE deri në 2030, rritje për PS në 45%

May 19, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji: Berisha është pengesë për fitoren e PD-së, duhet ndryshim i lidershipit

May 19, 2026
SHBA-ja do që ta ndryshojë hartën energjetike të Ballkanit

SHBA-ja do që ta ndryshojë hartën energjetike të Ballkanit

May 19, 2026
Sylvinho largohet nga Kombëtarja

Sylvinho largohet nga Kombëtarja

May 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In