• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

OKB, Meta: Shqipëria strategji të re për migracionin!

by Java News
10/12/2018 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Meta merr pjesë në Konferencën Ndërqeveritare të Nivelit të Lartë të OKB-së “Kompakti Global për migrim të sigurt, të organizuar dhe të rregullt”. Kreu i Shtetit, Ilir Meta mori pjesë sot dhe përshëndeti Konferencën Ndërqeveritare të Nivelit të Lartë, të organizuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në Marrakesh, Marok për të adaptuar “Kompaktin Global për migrim të sigurt, të organizuar dhe të rregullt”. Duke iu drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së António Guterres si dhe 150 krerëve të shteteve dhe qeverive pjesëmarrës, Presidenti Meta u shpreh:

“Kompakti Global është rezultat i trendit gjithnjë në rritje të migrimit. Është rezultat i shqetësimit tonë të përbashkët. Por është gjithashtu rezultat i domosdoshmërisë për një reagim kolektiv e të përbashkët në partneritet dhe solidaritet brenda një kuadri shumëpalësh. Kompakti Global është përgjegjësi ndaj jetës dhe dinjitetit të njerëzve.

Meta-okbTë gjitha vendet tona, qoftë ato të origjinës, të tranzitit apo të vendmbërritjes, preken nga migrimi. Dhe me përvojën që kemi pasur kemi mësuar se mund ta trajtojmë këtë dukuri vetëm në partneritet, sepse është një proces shumë i vështirë dhe kompleks.

Të për të drejtat e njeriut; ka të bëjë me menaxhimin e kufijve; ka të bëjë me kostot financiare; ka të bëjë me kohezionin social; me sovranitetin dhe kështu mund të vazhdoj pafund.

Ne nuk duhet të lejojmë që të dobësohemi nga lëvizshmëria njerëzore. Përkundrazi, ne duhet të fuqizohemi duke krijuar një mekanizëm më human, më dinjitoz dhe të sigurt për të qeverisur migracionin.

Kompakti Global reflekton në masë të madhe këtë mendim, duke përfshirë objektivat dhe parimet e Kombeve të Bashkuara, Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe traktatet përkatëse mbi refugjatët dhe emigrantët.

Unë gjithashtu e ndaj plotësisht pikëpamjen e atyre që paralajmërojnë se Kompakti Global nuk duhet të shihet si një instrument investimi për të inkurajuar migracionin.

Përkundrazi, ne e shohim atë si një udhërrëfyes që njeh dhe pranon se respektimi i të drejtës ndërkombëtare, i sovranitetit kombëtar, i shtetit ligjor dhe menaxhimit të kufijve, janë thelbësore për të trajtuar me sukses të gjitha aspektet e këtij fenomeni.

Shqipëria dhe migrimi nuk janë të panjohura për njëri-tjetrin. Prandaj ne i kushtojmë rëndësi të veçantë kësaj çështjeje, duke mbetur plotësisht e angazhuar me angazhimet tona ndërkombëtare dhe duke u zotuar të respektojmë objektivat e Paktit Global të Kombeve të Bashkuara.

Si një vend kandidat për në Bashkimin Europian, Shqipëria ka përafruar politikat e azilit dhe migracionit me rregullat dhe ligjet komunitare të BE-së dhe me Konventën e Gjenevës.

Ne jemi duke punuar ngushtësisht me vendet europiane dhe vendet e tjera fqinje për t’u përballur dhe kapërcyer sfidat e migracionit. Kohët e fundit kemi nënshkruar një Marrëveshje për Statusin me Agjencinë Europiane të Kufitarit dhe të Bregdetit. Kjo marrëveshje parashikon një bashkëpunim më të mirë dhe më të koordinuar operacional midis Shqipërisë dhe shteteve anëtare të Bashkimit Europian për çështjet e migracionit.

Po bashkëpunojmë ngushtë edhe me Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin për të përgatitur një plan emergjence duke pasur parasysh zhvillimet aktuale.

Do të prezantojmë dhe nisim Strategjinë e re Kombëtare për Qeverisjen e Migracionit në një ditë simbolike, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Emigrantëve më 18 dhjetor.

Jemi të vetëdijshëm për përgjegjësitë e mëdha që kemi si një partner ndërkombëtar, si dhe për kapacitetet tona modeste e të kufizuara. Kjo është arsyeja pse Shqipëria beson se vetëm nëpërmjet partneriteteve të sinqerta dhe të fuqishme mund ta trajtojmë migracionin si një fenomen, në çdo formë që ai paraqitet.

Ne jemi në solidaritet me të gjitha vendet e prekura nga migrimi dhe Kompakti Global i sotëm mund të nënshkruajë vetëm këtë partneritet mëse të nevojshëm. Shqipëria plotësisht e pranon Kompaktin Global Global për migrim të sigurt, të organizuar dhe të rregullt./a.meta

Next Post
“Partia nuk ka punë me Drejtësinë”, Rama përplaset në Dropull për arrestimet VIP

Rama, studentëve: Hajdeni pushtoni zyrën time, lëreni Lulin dhe Monikën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Porosia e Berishës për bojkotin e “analistëve”, Bardhi dhe Balliu përballë tyre në studio, shkelje urdhri apo dalje “me lejen e Florianës”?

Porosia e Berishës për bojkotin e “analistëve”, Bardhi dhe Balliu përballë tyre në studio, shkelje urdhri apo dalje “me lejen e Florianës”?

January 16, 2026
Julio Iglesias mohon akuzat e abuzimit seksual: Do të mbroj dinjitetin tim!

Julio Iglesias mohon akuzat e abuzimit seksual: Do të mbroj dinjitetin tim!

January 16, 2026
Rama: Të vendosim piketat për godinën e Parlamentit të ri, duhet të modernizojmë administratën e Kuvendit 

Rama: Të vendosim piketat për godinën e Parlamentit të ri, duhet të modernizojmë administratën e Kuvendit 

January 16, 2026
Rama: Kemi lirinë të negociojmë me BE, por jo të diskutojmë! Shumë bëjnë gabimin që bëra unë, deri sa e mësova

Rama: Kemi lirinë të negociojmë me BE, por jo të diskutojmë! Shumë bëjnë gabimin që bëra unë, deri sa e mësova

January 16, 2026
Rama: Kemi shumë për të bërë për sigurinë ushqimore. Vendosmëri për të mos falur askënd!

Rama: Kemi shumë për të bërë për sigurinë ushqimore. Vendosmëri për të mos falur askënd!

January 16, 2026
Integrimi në BE, Rama me deputetët e PS: Siguria ushqimore nuk përmbush kriteret e BE. Faza përgatitore…

Integrimi në BE, Rama me deputetët e PS: Siguria ushqimore nuk përmbush kriteret e BE. Faza përgatitore…

January 16, 2026
LIVE-Mbledhja e grupit të PS, Rama: Evidentuam sfidat dhe vendosëm piketat për 2026!

LIVE-Mbledhja e grupit të PS, Rama: Evidentuam sfidat dhe vendosëm piketat për 2026!

January 16, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, xhaxhai i Elvis Shkëmbit kërkon ndryshimin e masës: Nuk ekzistojnë kushtet që të mbahem në paraburgim

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, xhaxhai i Elvis Shkëmbit kërkon ndryshimin e masës: Nuk ekzistojnë kushtet që të mbahem në paraburgim

January 16, 2026
Tiranë-Korçë 1 orë e 30 minuta? Tiranë-Qukës edhe mundet…

Barometri i sigurisë së jetës dhe i punës së Policisë së Shtetit për vitin 2025

January 16, 2026
I fali Trump-it çmimin e saj Nobel për Paqen, por… çfarë mori në këmbim Machado?

I fali Trump-it çmimin e saj Nobel për Paqen, por… çfarë mori në këmbim Machado?

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In