• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

OKB: Më shumë se 700 mijë imigrantë kanë hyrë në Evropë

by Java News
27/10/2015 15:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më shumë se 700 000 imigrantë dhe refugjatë kanë mbërritur në Evropë nëpërmjet Mesdheut në vitin 2015 dhe 3 210 kanë humbur jetën apo rezultojnë të zhdukur, njoftoi sot Komisariati i Lartë i OKB-së për Refugjatët (HCR).

Këtë vit, në total, 705 200 imigrantë dhe refugjatë kanë kaluar Mesdheun. 562 355 persona kanë mbërritur në Greqi dhe 140 000 në Itali.

Sipas HCR-së, më shumë se gjysma e të mbërriturve kanë qenë sirianë. Në Greqi, sirianët përbëjnë 64 për qind të të mbërriturve.

“Numri i të mbërriturve vazhdon të jetë i lartë në Greqi, pavarësisht përkeqësimit të kushteve meteorologjike këtë fundjavë”, theksoi Organizata Ndërkombëtare për Imigracionin (OIM) në njëdeklaratë të dërguar për median.

Për më tepër, OIM-ja nënvizoi se për shkak të kohës së keqe, është gjithmonë e më vështirë për të ndjekur anijet me imigrantë në det.

Sipas OIM-së, 5 239 persona kanë mbërritur në Greqi të shtunë dhe 4 199 të dielën.

“Që prej fillimit të muajit tetor, më shumë se 160 000 imigrantë kanë mbërritur në Greqi nga Turqia, 99 000 prej të cilëve kanë zbarkuar në Lesbos, 22 000 në Kios, 21 500 në Samos dhe rreth 7 500 në Leros”, sipas OIM-së.

Në Itali, 7 230 imigrantë kanë mbërritur në muajin tetor nga më shumë se 15 000 për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar./
/ec/

Next Post

Shkodër, sekuestrohen drogë, armë e municion luftarak, arrestohen 3 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com