Komiteti Hetimor i Organizatës së Kombeve të Bashkuar (OKB) dhe Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK) kanë kërkuar nga Qeveria siriane që t’i dorëzojë emrat e komandantëve dhe njësive ushtarake që dyshohet se kanë përdorur armë kimike në Siri.
Raporti është botuar sot nga OKB. Ekipet e OKB-së, kanë vërtetuar në terren, se ushtria e Basshar al-Assadit kanë përdorur armë kimike gjatë sulmeve ndaj popullatës civile, të cilat sulme regjimi i ka mohuar çdoherë, citohet Koha. (b.an)