• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

OKB-ja kërkon 35 miliardë dollarë fonde asistence për vitin 2021

by Ardit Rada
01/12/2020 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kombet e Bashkuara bënë thirrje të martën për një mbështetje financiare në nivelin rekord prej 35 miliardë dollarësh për t’u dhënë mbështetje humanitare 160 milionë njerëzve, ndërsa pasojat ekonomike nga pandemia e koronavirusit i ka shtrënguar miliona njerëz drejt varfërisë ekstreme në mbarë botën.

“Konflikti, ndryshimet klimatike dhe COVID-19 kanë krijuar sfidën më të madhe humanitare që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, në një mesazh të regjistruar.

Ai u bëri thirrje donatorëve të ndihmojnë njerëzit që rrezikohen më shumë “në orën më të errët të nevojës së tyre”.

Një nxënës i shkollës së mesme "Emile Dubois" duke u testuar për anti-trupat ndaj koronavirusit, Paris, Francë, 23 nëntor 2020
Një nxënës i shkollës së mesme “Emile Dubois” duke u testuar për anti-trupat ndaj koronavirusit, Paris, Francë, 23 nëntor 2020

OKB-ja thotë se nevojat reale janë edhe më të larta. Rreth 235 milionë njerëz, ose një në çdo 33 persona në planet, kërkon ndihmë ose mbrojtje. Kjo është një rritje me 40% gjatë vitit 2020.

Ka mbi 63 milionë raste të konfirmuara në mbarë botën me COVID-19, sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, i cili ka regjistruar rastet e pandemisë që në fillimet e saj. Gati 1.5 milion njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra milionë të tjerë kanë humbur vendet e punës dhe mjetet për të siguruar jetesën gjatë masave të izolimit të imponuara për të ndalur përhapjen e virusit.

“Nuk është vetë sëmundja, megjithëse është shumë e hidhur…, ajo që po dëmton njerëzit në vendet e prekshme. Është ndikimi ekonomik”, u tha gazetarëve drejtuesi i operacioneve humanitare të OKB-së, Mark Lowcock. “Rritja e çmimit të ushqimeve, rënia e të ardhurave, rënia e kursimeve, ndërprerja e programeve të vaksinave, mbyllja e shkollave – godasin më të varfërit në vendet më të varfëra”.

OKB-ja ka paralajmëruar tashmë për nivele në rritje të urisë në shtatë vende, që mund të çojnë në zi buke vitin tjetër, nëse nuk ofrohet asistencë. Këto vende janë Afganistani, Burkina Faso, Republika Demokratike e Kongos, Etiopia, Nigeria, Sudani Jugor dhe Jemeni. Dy javë më parë, OKB-ja shpërndau 100 milionë dollarë nga një fond emergjence, në përpjekje për t’i paraprirë përkeqësimit të mëtejshëm.

Nënat me fëmijë në një qendër për trajtimin e të kequshqyerve në Jemen (22 nëntor 2020)
Nënat me fëmijë në një qendër për trajtimin e të kequshqyerve në Jemen (22 nëntor 2020)

Por, dhjetëra vende të tjera po përballen me sfida ekstreme dhe kërkojnë mbështetje të shtuar.

Zoti Lowcock tha se për herë të parë që nga vitet 90-të, nivelet globale të varfërisë ekstreme do të rriteshin, duke rrezikuar zhbërjen e progresit prej disa dekadash.

“Nëse nuk ka mbështetje për vendet më të varfëra, periudha pas pandemisë do të jetë më e gjatë dhe më e ashpër, duke sjellë kaos dhe anarki”, tha ai.

Mark Lowcock, kreu i OKB-së për emergjencat
Mark Lowcock, kreu i OKB-së për emergjencat

Zoti Lowcock tha se kjo nuk është në interesin e vendeve më të pasura. Megjithëse 35 miliardë dollarë mund të tingëllojë si një shumë e lartë, vendet më të pasura të botës kanë injektuar triliona dollarë në ekonomitë e tyre për të ruajtur shoqërinë e tyre.

“Ndërsa i afrohemi fundit të një viti të vështirë, përballemi si komunitet ndërkombëtar me zgjedhjen: A do ta lejojmë këtë pandemi të zhbëjë dekada progresi, apo do të veprojmë tani duke bërë diçka?”, tha ai.

Këtë vit, programet humanitare të OKB-së kanë ndikuar tek gati 100 milionë njerëz në 25 vende. Thirrja për donacione gjatë vitit 2020, e cila u rishikua për të përfshirë fondet për reagimin ndaj COVID-19, OKB-ja u kërkoi donatorëve gati 39 miliardë dollarë. Në fund të nëntorit, organizata kishte marrë rreth 22 miliardë, duke i lënë disa programe me fonde të pamjaftueshme./a.p

Next Post

Biden prezanton sot anëtarët kryesorë të ekipit të tij ekonomik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In