• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

OKB: Gjykimi saudit për vrasjen e Khashoggit nuk mjafton

by Java News
04/01/2019 19:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëdhënësja e Zyrës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut, Ravina Shamdasani, tha se gjykimi që zhvillohet në Arabinë Saudite për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi “nuk është i mjaftueshëm”.

Duke folur për gazetarët në Gjenevë, Shamdasani përsëriti thirrjen e zyrës për një hetim të pavarur “me përfshirje ndërkombëtare” në incident.

“Që nga fillimi i këtij rasti, ne kemi qenë këmbëngulës për drejtësi. Ne kemi bërë thirrje për një hetim të pavarur me përfshirjen ndërkombëtare. Ne jemi të vetëdijshëm për këtë gjykim që po ndodh në Arabinë Saudite, por kjo nuk është e mjaftueshme”, tha Shamdasani.

Sipas Anadolu Agency, në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me kërkimin e dënimeve me vdekje për 5 të dyshuarit nga një prokuror saudit, Shamdasani tha se zyra e të drejtave e OKB-së gjithmonë kundërshton dënimin me vdekje.

Seanca e parë e të dyshuarve në rastin e vrasjes së Khashoggit u mbajt gjatë ditës së djeshme në kryeqytetin saudit, Rijad.

Mediat lokale raportuan se një gjykatë penale në Rijad mbajti seancën gjyqësore për 11 të pandehur, duke cituar një deklaratë të lëshuar nga Prokuroria Publike Saudite. Prokuroria Publike kërkoi dënimin me vdekje për 5 të pandehur.

Khashoggi, një kontribues i “The Washington Post”, u zhduk pasi hyri në Konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor. Pas disa shpjegimeve të ndryshme kontradiktore, Rijadi e pranoi se ai u vra brenda ndërtesës së konsullatës.

/a.rada

Next Post
GALERI / Gjirokastra, magjike nën petkun e dëborës

GALERI / Gjirokastra, magjike nën petkun e dëborës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In