• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

OKB e shqetësuar, reagon qeveria britanike: Plani për të dëbuar azilkërkuesit nuk shkel ligjet ndërkombëtare

by Java News
08/03/2023 17:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Brendshme e Britanisë, Suella Braverman, tha sot se propozimi i qeverisë për të ndaluar pothuajse të gjithë emigrantët që duan të kërkojnë azil në Britani është i ligjshëm. Qeveria britanike paraqiti një projektligj të ri dje, sipas të cilit pothuajse të gjithë azilkërkuesit që arrijnë në mënyrë të jashtëligjshme në Britani me varka të vogla nga ngushtica e La Manshit, do të ndalohen pa kusht përpara se të kthehen mbrapsht në vendin e tyre. Kritikët e kanë kundërshtuar projektligjin si shkelje të Konventës Ndërkombtare për të Drejtat e Njeriut duke e krahasuar me masat kundër të huajve në Gjermaninë e viteve ’30.

Ministrja e brendshme britanike Suella Braverman, e mbrojti projektligjin e ri, i cili i ndalon emigrantët e paligjshëm të kërkojnë azil, u mohon në të njejtën kohë të drejtën për të ankimuar vendimin e dëbimit dhe nuk i lejon më të rikthehen në Britani.

Agjencia e OKB-së për refugjatët tha se ishte “thellësisht e shqetësuar” nga propozimet, të cilat do t’u mohonin njerëzve të drejtën për azil “pa marrë parasysh sa të vërteta dhe bindëse” mund të jenë rastet individuale.

Në tekstin e projekt-ligjit, qeveria britanike e pranon se ai mund të mos jetë në përputhje me detyrimet e Britanisë sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që do të thotë se ligji mund të përballet me sfida ligjore.

“Unë besoj se masat tona janë në përputhje me detyrimet ligjore ndërkombëtare të cilave ne përmbahemi. Deklarata që ka të bëjë me shkeljen e mundshme të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut është përfshirë për të qenë tejmase të kujdesshëm pasi po provojmë argumente juridike të reja për çështjen e emigracionit dhe nga kujdesi i shtuar, kemi lëshuar një deklaratë të tillë se ligji mund të bjerë ndesh me detyrimet ligjore ndërkombëtare. Nuk ka asgjë të papërshtatshme për këtë”, tha ministrja e brendshme britanike, Suella Braverman.

 

 

Projektligji kërkon që personat të cilët arrijnë në mënyrë të jashtligjme me varkë në Britani të ndalohen për 28 ditë dhe më pas të deportohen, me përjashtime vetëm për fëmijët, ata që nuk janë të aftë për të fluturuar për arsye mjekësore dhe njerëzit në rrezik të dëmtimit serioz, dhe me arsye të kufizuara për apel. Emigrantët, që janë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore, nuk do të mund të përdorin ligjet egiztuese në Britani për të parandaluar dëbimin.

Ish futbollisti britanik, Gary Lineker që tani punon si komentator tek BBC, e krahasoi projektligjin me rregullat kundër të huajve në Gjermaninë e viteve 1930.

“Nuk ka një fluks të madh emigrantësh. Ne pranojmë shumë më pak refugjatë se vendet e tjera të mëdha evropiane. Kjo është thjesht një politikë jashtëzakonisht mizore e drejtuar ndaj njerëzve në rrezik me një gjuhë që nuk është e ndryshme nga ajo e përdorur nga Gjermania në vitet ’30….”, shkroi zoti Lineker në Twitter.

Zonja Braverman tha se ishte e “zhgënjyer” me kritikat e bëra nga zoti Lineker.

“Jam e zhgënjyer nga ky vlerësim. Mendoj se është e padobishme të krahasohen masat tona të ligjshme, proporcionale dhe me të vërtetë të mëshirshme, me Gjermaninë e viteve 1930. Unë gjithashtu mendoj se ne jemi në anën e popullit britanik. Është e qartë për këdo se populli britanik është lodhur nga kjo situatë e mijëra njerëzve që vijnë këtu ilegalisht me një kosto të madhe për taksapaguesit”, tha zonja Braverman.

Kryeministri Rishi Sunak e ka bërë ndalimin e anijeve me emigrantë një nga pesë përparësitë e tij kryesore pasi numri i emigrantëve që mbërrijnë në bregun jugor të Anglisë u rrit në mbi 45,000 vitin e kaluar, një rritje prej 500% në dy vitet e fundit.

Sipas kryeministrit Rishi Sunak, i cituar nga shtypi britanik në 13 dhjetor të vitit të kaluar, përgjatë vitit 2022 në Britaninë e Madhe kishin mbërritur 13 mijë shqiptarë, sa 1/3 e emigrantëve që kishin hyrë në Britani përmes kanalit të La Manshit./ VOA/m.j

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata e Lartë rrëzon sërish Malltezin, mbeten nën sekuestro 25 pasuritë

Gjykata e Lartë rrëzon sërish Malltezin, mbeten nën sekuestro 25 pasuritë

November 24, 2026
Paralajmërimi i fortë nga OKB, vitin e ardhshëm do të rriten infeksionet e reja me HIV

Paralajmërimi i fortë nga OKB, vitin e ardhshëm do të rriten infeksionet e reja me HIV

November 24, 2026
Vrasja e Ardian Nikulajt, Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën

Vrasja e Ardian Nikulajt, Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën

November 24, 2026
Pas rënies së tre raketave ruse, NATO dërgon avionë spiunë për mbikëqyrjen e hapësirës ajrore polake

Pas rënies së tre raketave ruse, NATO dërgon avionë spiunë për mbikëqyrjen e hapësirës ajrore polake

November 24, 2026
Kina bën për “ujë të ftohtë” kryeministren japoneze, Sanae Takaichi habitet gjatë zbritjes nga avioni

Kina bën për “ujë të ftohtë” kryeministren japoneze, Sanae Takaichi habitet gjatë zbritjes nga avioni

November 24, 2026
Tirana ka vend edhe për rrugët, edhe për yjet

Tirana ka vend edhe për rrugët, edhe për yjet

November 24, 2026
GJL prish vendimin e pafajësisë për Luiz Ejllin, çështja e këngëtarit do të rigjykohet nga një trupë tjetër

GJL prish vendimin e pafajësisë për Luiz Ejllin, çështja e këngëtarit do të rigjykohet nga një trupë tjetër

November 24, 2026
Grabisnin banesat për vetëm 10 minuta, tre shqiptarët u fshehën në pyll me çadër kampingu

Grabisnin banesat për vetëm 10 minuta, tre shqiptarët u fshehën në pyll me çadër kampingu

November 24, 2026
E paralajmëroi Rama, nis ndalimi i daljes jashtë vendit për “protestuesit e dhunshëm”!

E paralajmëroi Rama, nis ndalimi i daljes jashtë vendit për “protestuesit e dhunshëm”!

November 24, 2026
Mish nga Brazili, bllokimet në doganë, Shqipëria me çmim më të lartë në rajon

Mish nga Brazili, bllokimet në doganë, Shqipëria me çmim më të lartë në rajon

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In