• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

OKB e konfirmon: Irani e respektoi marrëveshjen bërthamore

by Java News
23/02/2018 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Irani po respekton marrëveshjen bërthamore të arritur më 2015 me gjashtë fuqitë botërore, ka thënë agjencia e Kombeve të Bashkuara.Kështu thuhet në raportin e parë tremujor të Agjencisë për Energji Atomike (IAEA), të cilin e kanë parë mediat në SHBA. Aty thuhet se Teherani zyrtar është duke përmbushur kërkesat kryesore të marrëveshjes.

Ky raport vjen katër muaj para afatit të vënë nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump për Kongresin dhe aleatët evropianë që të rregullojnë, atë që ai i ka quajtur “të metat katastrofike” në marrëveshje, ose do të përballen me tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga kjo marrëveshje.

Trump dhe zyrtarët e tjerë amerikanë kanë thënë se Teherani po shkelë “shpirtin” e marrëveshjes dhe se po përdorë programin e tij të raketave balistike për t’i shmangur kufizimet bërthamore.

Irani hedh poshtë këto pretendime dhe insiston se po i përmbahet marrëveshjes, duke thënë se programi i tij bërthamor është rreptësisht për qëllime të gjenerimit të energjisë.

Presidenti Trump gjithashtu ka shprehur shqetësime se disa pika të marrëveshjes, që janë nënshkruar nga paraardhësi i tij, do të skadojnë më 2026.

Marrëveshja bërthamore e nënshkruar ndërmjet Iranit dhe SHBA-së, Britanisë, Francës, Gjermanisë, Kinës dhe Rusisë, vendos kufizime mbi programin bërthamor të Teheranit, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike ndaj shtetit.

Raportet e agjencisë së OKB-së vazhdimisht kanë thënë se Irani po i përmbahet marrëveshjes, e cila ka hyrë në fuqi që dy vjet, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Babë e bir dhunojnë 37-vjeçarin në Kurbin, policia shmang përshkallëzimin e konfliktit

Babë e bir dhunojnë 37-vjeçarin në Kurbin, policia shmang përshkallëzimin e konfliktit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

September 2, 2026
Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

September 2, 2026
Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

September 2, 2026
Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

September 2, 2026
Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

September 2, 2026
Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 4 vatra ende aktive! Flakët përfshijnë Dajtin, Bulqizën dhe Matin

September 2, 2026
Rregullorja e re e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohet! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

September 2, 2026
Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

September 2, 2026
“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

September 2, 2026
Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com