Koreja e Veriut, e goditur nga një sërë sanksionesh të OKB-së, po importon gjithnjë e më shumë naftë në mënyrë të paligjshme dhe vazhdon të furnizohet makina luksoze dhe alkool, sipas raportit vjetor të ekspertëve për Këshillin e Sigurisë.
“Koreja e Veriut shkel rezolutat e OKB-së, duke e importuar në mënyrë të paligjshme naftën. Ky vend ka shtuar blerjet, veçanërisht, falë naftëmbajtëseve të huaja më të mëdha, që e zbrazin ngarkesën e tyre në Korenë e Veriut”, specifikojnë në dokumentin e tyre ekspertët e ngarkuar me kontrollin e zbatimit të sanksioneve.
Në vitin 2017, Phenianit iu vunë një sërë masash ndërkombëtare, duke kufizuar importet e saj të naftës dhe duke ndaluar eksportet e saj të qymyrit, peshkimit ose tekstileve, me qëllim që ta detyronin këtë vend që të ndalonte programet e tij të armëve bërthamore dhe balistike.
/a.r











