• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

OKB: 68.5 milionë refugjatë kanë nevojë për ndihmë

by Java News
12/04/2019 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Numri i refugjatëve në botë ka mbërritur në 68.5 milionë. Dhe Filippo Grandi, Komisari i lartë për refugjatët i kërkoi së fundmi (09.04), Këshillit të Sigurimit të OKB reagim ndërkombëtar më efektiv për zbatimin e Paktit Global për refugjatët. Kohët janë sfiduese, tha Grandi. Ai foli për stigmatizim të paprecedentë të refugjatëve dhe migrantëve. Prandaj i bëri thirrje politikanëve dhe mediave të kenë kujdes. “Kjo është krizë e nënave me fëmijë që ikin nga dhuna e bandave, e të rinjve që ikin prej luftës, e qeverive të vendeve të varfra që hapin dyert për mijëra refugjatë,” tha Grandi. Komisari i lartë për refugjatët i kërkoi Këshillit të Sigurimit të fokusohet në zgjidhjen e konflikteve dhe mbështetjen e vendeve që presin refugjatë.

Schweiz, Genf: UN-Beauftragte für Flüchtlinge Grandi und der UN-Koordinator für humanitäre Hilfe, Lowcock, nehmen an einer Pressekonferenz teil (Reuters/D. Balibouse)Filippo Grandi, i ngarkuari i OKB-së për refugjatët, koordinator i ndihmave humanitare

Libia, Jemeni, Siria, Venezuela janë kriza që kanë shkaktuar zhvendosje të njerëzve për shkak të konflikteve. 85 përqind e refugjatëve ndodhen në vende të varfëra. Vende si Libani, Kolumbia dhe Bangladeshi mbajnë barrë të madhe me refugjatë dhe kanë nevojë për mbështetje. Grandi kërkon që UNHCR të ketë akses për të punuar me refugjatët. Prandaj i kërkon vendeve që kanë mundësi të influencojnë, që ta përdorin influencën për të dërguar UNHCR tek njerëzit e zhvendosur.

Kthimet

UNHCR kërkon që kthimet të jenë të vullnetare, të sigurta dhe me mbështetjen e organizatave humanitare. “Vendet duhet të punojnë bashkë për të hequr pengesat që nuk lejojnë kthimin e njerëzve në vendet e tyre,” tha Komisari i Lartë. 6 milionë sirianë duan të kthehen në shtëpitë e tyre, por ata kanë shqetësime për çështjet e sigurisë. Filippo Grandi falenderon Rusinë për vendosjen e dialogut me qeverinë siriane. Vende si Turqia, Iraku, Egjipti ku ndodhen pjesa më e madhe e refugjatëve sirianë duan mbështetje.

Në Mianmar duhet luftuar diskriminimi, sepse refugjatët rohingya nuk mund të kthehen nëse diskriminohen. Por refugjatët kanë të drejtë edhe të mos kthehen nëse nuk duan. Sidomos bëhet fjalë për refugjatët që jetojnë me dekada ose me breza të tërë në një vend, si përshembull ata afganë ose somalezë. Në këtë rast hyn në punë Pakti Global për refugjatët, për të vënë në përdorim burime të tjera. DW

 

 

/a.meta

Next Post
Ralf Gjoni: Zgjedhja e Metës president, ishte dita e mortit për LSI-në

Ralf Gjoni: Zgjedhja e Metës president, ishte dita e mortit për LSI-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

November 9, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“PD është në kaos dhe pa strategji” / Leka: Berisha s’mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme, ja çfarë e pret opozitën

November 9, 2026
Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

November 9, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Sonte fillon Hënë e re rigjeneruese”, Meri Shehu: Ja 4 shenjat që do të përjetojnë kthesë të papritur!

November 9, 2026
Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

November 9, 2026
U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

November 9, 2026
“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

November 9, 2026

Shqipëria në sytë e një emigranti

November 9, 2026
Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

November 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Drejtoresha e burgjeve mund ta ndihmojë qeverinë me standarde të reja, jo me justifikime të vjetra

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In