• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ohri, pjesë e UNESCO-s, Klosi: Pikë që dëshmon se jemi destinacion i mirëfilltë turistik

by A R
30/07/2019 16:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në datën 5 korrik, Komiteti i Trashëgimisë Botërore shpalli një tjetër Zonë të Mbrojtur pasuri të UNESCO-s. Liqeni i Ohrit, përfshirë pjesën shqiptare mori statusin sit i UNESCO-s, si fryt i punës disa vjeçare të ekspertëve të mjedisit dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me ministrinë e Kulturës në plotësim të dosjes dhe kërkesave për të qenë pjesë e Trashëgimisë Botërore, UNESCO.

“Liqeni i Ohrit është një destinacion i ri turistik që ka marketingun më të mirë të mundshëm duke qenë zonë e mbrojtur. Por, po ashtu është një destinacion që na rrit përgjegjësitë për të qenë më pranë rregullave, që OKB ka vendosur. Është shumë e rëndësishme të bësh turizëm, por është shumë e rëndësishme të zbatosh edhe rregullat për të menaxhuar një sit kaq të bukur natyror, për të dhënë gadishmërinë tonë, natyrisht bindjen e dy qeverive tona se do të bëjmë çfarëdo që të jetë e mundur që ky liqen të vazhdojë të jetë i mbrojtur, të jetë një peisazh i bukur dhe magjepsës, i cili edhe duke u kultivuar për më shumë turizëm, të zhvillohet brenda normave dhe parimeve të trashëgimisë botërore”, tha ministri Klosi.

Nga ana e saj, ministrja Margariti tha se vendimi i 5 korrikut na bën krenarë, që një vend i vogël si Shqipëria arrin të përfaqësohet në UNESCO me disa vlera.

“Po bëjmë një punë të rrallë nëpër ministritë tona për të shtuar edhe dosje të tjera. Në vendimin e shpalljes Komiteti i Trashëgimisë Kulturore ka dhënë disa rekomandime, ndaj jemi këtu për ti treguar të gjithëve se ne do të punojmë së bashku për ti përmbushur këto rekomandime. Tashmë jemi në fazën e dytë të projektit drejt një qeverisje të përbashkët të trashëgimisë natyrore dhe kulturore ndërkufitare të rajonit të liqenit të Ohrit, por jo vetëm kjo! Kemi edhe marrëveshje të tjera me partnerët tanë, me Maqedoninë e Veriut kemi nënshkruar në muajin prill ngritjen e qendrave kulturore dhe informative në të dy Republikat, pra ja ku rikthehemi edhe njëherë që ky liqen është vetëm një pikë bashkimi e shumë gjërave të tjera që ekzistojnë përreth”, tha ministrja Margariti.

Edhe ministri Klosi shtoi gjithashtu se së bashku me kolegët nga Maqedonia e Veriut, dy qeverive i del detyrë të ngrenë komitete të përbashkëta për të punuar për të ruajtur dhe zhvilluar vlerat e këtij liqeni.

“Na del detyrë ta promovojmë, ta vizitojmë ta kthejmë në ekonomi për qytetin. Nga sot, të jemi të gjithë së bashku me një premtim, si përfaqësues të qeverisë shqiptare dhe të Maqedonisë së Veriut për ta pasur edhe këtë pikë si shumë pika të tjera të trashëgimisë sonë natyrore, të trashëgimisë kulturore dhe historike si pika që na bashkojnë, si pika që dëshmojnë se ne mund të jemi destinacion i mirëfilltë turistik atëherë kur kuptojmë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, Serbia, Kosova, Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi duhet të paraqiten si një ofertë e përbashkët në tregun e madh botëror të turizmit, atëherë kur duhet të kuptojmë se pasuri të tilla si liqeni i Ohrit duhen mbrojtur, kultivuar dhe zhvilluar me një parim për të qenë këto vlera të trashëgimisë botërore, ashtu të bukura sic janë krijuar e kështu të bukura sic po mbrohen sot”, tha ministri Klosi, nga Pogradeci.

Në aktivitet ishin të pranishëm edhe ministri Maqedonas i Mjedisit dhe Kulturës, të cilët gjithashtu vlerësuan rëndësinë e përfshirjes së liqenit të Ohrit në UNESCO për dy vendet tona, duke shprehur edhe angazhim për të vijuar punuar bashkarisht në ruajtjen dhe promovimn e tij.

/a.r

Next Post
VIDEO/ Arrestohet 49-vjeçari në Durrës, ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në vitin 1999

Po festonin daljen e shokut nga burgu, arrestohen dy vëllezërit nga Dibra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Është më shumë se e rrënuar”, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

Është më shumë se e rrënuar, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

October 3, 2026
Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

October 3, 2026
22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

October 3, 2026
Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

October 3, 2026
Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

October 3, 2026
K*rvat e vërteta të një shoqërie!

K*rvat e vërteta të një shoqërie!

October 3, 2026
Elena Kocaqi kritikon politikën shqiptare: “Është zhgënjimi më i madh i jetës sime

Elena Kocaqi kritikon politikën shqiptare: Është zhgënjimi më i madh i jetës sime

October 3, 2026
Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

October 3, 2026
Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

October 3, 2026
Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

Policia zbardh detajet e helmimit të 6 fëmijëve në një kopsht në Korçë, nën hetim për shpërdorim detyre drejtoresha e institucionit dhe një mjeke

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com