Një shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është dënuar me 25 vite burg nga një gjykatë, pasi përvetësoi 11 milionë dollarë nga një bankë me anë të mashtrimit.
Gëzim Selgjekaj, i cili prej vitesh jeton në Ohio të SHBA-ve, shkaktoi falimentimin më të madh të një unioni kredie në historinë amerikane. 43-vjeçari është shpallur fajtor për 27 akuza, përfshirë mashtrim bankar, ryshfet dhe pastrim parash.
Ai akuzohet nga autoritetet e SHBA-ve se ka marrë hua nga “St. Paul Croatian Federal Credit Union” gjatë viteve 2003-2010 me anë të mashtrimit dhe ryshfetit për oficerët e kredive. Një pjesë të shumës së lekëve Selgjekaj i mori gjatë 4 viteve që kaloi në burg për evazion fiskal.
Prokurorët federalë thanë se shumica e parave nuk u paguan, ndërsa në vitin 2010, gjë që për bankën solli humbje të 170 milionë dollarëve, duke e çuar kështu në faliment.
Përfaqësuesi ligjor i Selgjekaj pohoi gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar të martën se masa e dënimit për klientin e tij ishte e ashpër. Avokati mbrojtës, Edward Bryan pohoi se ‘arkitekti’ ishte dënuar me 14 vite burg në nëntor të 2012.
Nga 10 milionë e 600 mijë dollarë që ka marrë kredi Selgjekaj, ka kthyer vetëm 400 deri në 500 mijë dollarë, ndërsa ai duhet të kthej mbrapsht dhe 16 milionë dollarë.