• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ohër/ Do ketë sot një marrëveshje Kosovë-Serbi? Gazetari i “BBC”: Lajçak duket optimist, por Escobar më pak. ‘Vë bast…’!

by Java News
18/03/2023 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka nisur sot (18.03.2023) takimi në Ohër, mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, presidentit serb Aleksandër Vuçiç, shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell dhe emisarit për dialogun Miroslav Lajçak.

Ndërsa sytë sot janë kthyer në Ohër, në pritje të finalizimit të një marrëveshjeje, kjo ngjarje ka marrë edhe vëmendjen e gazetarit të BBC Guy De Launey.

Në një status në “Twitter”, ai ka komentuar takimin e sotëm mes që mbahet në Ohër. Përmes një postimi në “Twitter”, De Laney u shpreh se do të vendosë një bast 10 euro, pasi sipas tij, nuk do të arrihet një marrëveshje.

“Unë po vë bast se takimi i sotëm i shumë trumbetuar mes liderëve të Serbisë dhe Kosovës nuk do të rezultojë në një marrëveshje. I dërguari i BE-së Lajçak duket optimist, i dërguari i SHBA Escobar më pak. Ju çfarë mendoni?”, shkruan ai.foto galeri

 

***

Kujtojmë se bisedimet që prej orëve të para të paradites së sotme vazhdojnë ende.

Pas një pushimi të shkurtër, kryeministri Albin Kurti dhe Presidenti serb, Aleksandër Vuciç, liderët iu rikthyen bisedimeve.

Takimet e para bilaterale ishin fillimisht mes zyrtarëve të BE -Vuçiçit për të vazhduar më pas me kryeministrin Albin Kurti.

Pas më shumë se tetë orësh, negociatat kanë vazhduar, tani në takime tripalëshe mes ndërmjetësve evropianë, Josep Borrell dhe Miroslav Lajcak, me Kryeministrin Albin Kurt dhe Presidentin serb.

Më herët u raportua për përfundimin e takimit pak minuta para orës 17:00 por bëhej fjalë për një pauzë të shkurtër.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano u ka thënë gazetarëve në Ohër se nuk dihet kur mund të përfundojnë negociatat, duke paralajmëruar se ato mund të vazhdojnë deri vonë.

Kosova dhe Serbia janë të angazhuara në dialog për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011.

Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk janë zbatuar në terren.

Së voni, dy shtetet janë pajtuar në parim për një propozim të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve.

Për zbatimin e këtij propozimi, udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë po bisedojnë sot në Ohër.

Një nga nenet e tij kërkon nga të dyja vendet që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në 12 vjetët e fundit./m.j

Next Post
Sfida e Alibeajt/ PD nxjerr kandidat për Vorën mjekun Ibrahim Bruka! Në 2021 kandidoi për deputet në qarkun Kukës

Sfida e Alibeajt/ PD nxjerr kandidat për Vorën mjekun Ibrahim Bruka! Në 2021 kandidoi për deputet në qarkun Kukës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kontrata e Shërbimit Publik/ Karakaçi: Elektrifikimi Tiranë-Durrës-Rinas përfundon në 2027

Kontrata e Shërbimit Publik/ Karakaçi: Elektrifikimi Tiranë-Durrës-Rinas përfundon në 2027

October 6, 2026
Kinë, të ardhurat e kinemave gjatë Festës Kombëtare 2026 i kalojnë 900 milionë juanët

Kinë, të ardhurat e kinemave gjatë Festës Kombëtare 2026 i kalojnë 900 milionë juanët

October 6, 2026
Aksident i rëndë në Tiranë! Makina përplaset me motorin, humb jetën 21-vjeçari

Tragjike në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për…

October 6, 2026
Ish-prokurori fiton në Strasburg: Shkarkimi nga vettingu joproporcional, Shqipëria duhet t’i paguajë…

Ish-prokurori fiton në Strasburg: Shkarkimi nga vettingu joproporcional, Shqipëria duhet t’i paguajë…

October 6, 2026
Vjedhje me dhunë dhe grabitje automjetesh në Tiranë dhe Rinas, arrestohen 4 persona

Vjedhje me dhunë dhe grabitje automjetesh në Tiranë dhe Rinas, arrestohen 4 persona

October 6, 2026
Kur protesta kërkon imunitet nga humori

Kur protesta kërkon imunitet nga humori

October 6, 2026
Marrëveshjet me Gjermaninë, Balla: Investimet në konvikte, mbështetje konkrete për studentët

Marrëveshjet me Gjermaninë, Balla: Investimet në konvikte, mbështetje konkrete për studentët

October 6, 2026
Zbuloi “grimcat fantazmë” të universit, Francis Halzen shpallet fitues i Nobelit në Fizikë

Zbuloi “grimcat fantazmë” të universit, Francis Halzen shpallet fitues i Nobelit në Fizikë

October 6, 2026
E zunë poshtë materialet e rënda teksa po punonte, humb jetën pronari i një objekti në Vlorë

E zunë poshtë materialet e rënda teksa po punonte, humb jetën pronari i një objekti në Vlorë

October 6, 2026
Siguria ushqimore/ Ministri Salla në Kuvend: 68 mijë kontrolle dhe 95 mostra jokonforme

Siguria ushqimore/ Ministri Salla në Kuvend: 68 mijë kontrolle dhe 95 mostra jokonforme

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com