Shefi i diplomacisë britanike, Philip Hammond, tha në Beograd se Kosova duke u anëtarësuar në UNESCO do të ketë detyrime shtesë në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore serbe.
“Pres nga Kosova të mbrojë atë trashëgimi dhe i thashë kryeministrit Vuçiq se sërish do të bisedoj me partnerët në UNESCO në mënyrë që këtë mesazh ta përforcojmë”, citojnë mediet e Beogradit kryediplomatin Hammond të ketë deklaruar në konferencën me gazetarët pas bisedës me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.