• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ofrimi i Berishës bruto, pa montazh, si mjerim i medias në Shqipëri

by Ermir Hoxha
29/12/2024 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ermir Hoxha

Media shqiptare është si një kuzhinë ku ajo që gatuhet për t’iu servirur publikut as nuk pastrohet, as nuk qërrohet, as nuk kontrollohet. Pra, pjatat janë si ushqim për derra e jo për njerëz. Më së shumti mishërohet kjo te lajmet me Berishën protagonist. Çfarë nxjerr nga goja ai, akuza më së shumti, pasi kurrë nuk ka qenë njeri idesh, sado të trasha të jenë, sado gënjeshtër që u vjen erë, serviret pa asnjë filtrim, pa asnjë seleksionim, pa asnjë ngurrim. Nuk dihet se në ç’manual gazetarie mbështeten apo referohen për këtë lloj lajmdhënieje, ku një individ, sado me rol politik, i provuar në vite si një spekullant i rëndomtë, pa asnjë limit etik, që gënjeshtrën e ka mënyrë të menduari e të komunikuari, i ofrohet audiencës bruto, pa montazh, me tërë marrëzinë e vet, me tërë helmin e vet, me tërë halldupërinë e vet. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për media të rëndomta. Sali Berishën që thoshte se Erion Veliaj është arratisur e hasje dhe te media kinse prestigjoze, te ato madje që bartin emra me emër të gazetarisë botërore, si degë e tyre në Shqipëri. Ka raste madje ku nuk dallohet dot Syri nga A2 CNN, kur është fjala për të raportuar Berishën.

Nja gazetari e mirë, e shëndetshme, e cila kujdeset dhe për shëndetin mental të audiencës, është ajo që e filtron lajmin, e seleksionon, e qëmton më kujdes dhe e formulon në funksion sa të informimit e sa të dobisë. Nëse informimi nuk është dobi, më mirë mos ekzistojë fare. Kur është dhe dobi vlen si informim.

Gazetaria e mirë dhe profesonale duhet të jetë dhe njerëzore. Thënë kjo, pasi dhe kjo është e diskutueshme, pra nëse është njerëzore.

Pra, gazetaria e mirë duhet të jetë si ajo kuzhina e një restoranti, ku ajo që ofrohet për klientelën është shëndet e jo dhimbje barku në fund e të vjella.

T’jua ofrosh njerëzve Sali Berishën siç është, me ç’nxjerr nga goja, do të thotë të mos kesh respektin minimal për audiencën, ta helmosh me vetëdije atë. Dhe ky nuk është qëndrim politik por etik. Berisha, para se të jetë katastrofë politike, siç ka qenë gjithnjë, është më së pari katastrofë etike, siç u bë i tillë sapo ndjeu erën e pushtetit, njëzet e kusur vite më parë. /tesheshi.com/

Next Post
“Ishim te festa e punës”, 161 shtetas u arrestuan në 29 ditë pasi po drejtonin automjetin në gjendje të dehur

“Ishim te festa e punës”, 161 shtetas u arrestuan në 29 ditë pasi po drejtonin automjetin në gjendje të dehur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Boll trauma ka PS tani…”, Braçe: Kërkoj proces real për zgjedhjen e kandidatit për Tiranën

April 2, 2026
“Pata propozuar që drejtorët të ishin me mandat”, Braçe: Po këta të qeverisë kur do të ndërrohen? 

“Nuk i marr leje askujt”! Kandidimi për Tiranën, Erion Braçe: Mendoj se Rama e ka pranuar…

April 2, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Konflikti në Lindjen e Mesme, BSH: Pas një muaji do të rimerret në shqyrtim qëndrimi i politikës monetare të vendit

April 2, 2026
Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

Paralajmërimi për sulme iraniane, Zogaj: Mund të ketë skenar ndaj Shqipërisë

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In