Operacioni Forca e Ligjit ka referuar në SPAK për 1105 pasuri për të cilat ka mbledhur të dhënat pas formularëve të deklarimit të pasurive që iu ka dërguar të dënuarve.
Operacioni Forca e Ligjit (OFL) ka referuar në SPAK mbi 1105 pasuri, nga të cilat:
-582 janë pasuri të paluajtshme;
-339 janë pasuri të luajtshme;
-173 janë aktivitete tregtare;
-11 janë llogari bankare.
219 prej këtyre pasurive deri tani janë sekuestruar me vendim të Gjykatës së Posaçme.
g.kosovari