• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

OFL i sekuestroi pasurinë në Shkodër/Doçaj nga jashtë vendit: Nuk e njoh Hajrin dhe as nuk e di ku i bie Shijaku

by Java News
04/02/2020 21:46
FOTO ILUSTRUESE

FOTO ILUSTRUESE

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një reagim ekskluziv për Repolitix, Ardian Doçaj, të cilit sot, në ditën e dytë në terren, Operacioni Forca e Ligjit i sekuestroi një sërë pasurish, thotë se ndodhet jashtë Shqipërie, dhe me të lexuar emrin e tij në media, është nisur drejt atdheut. Në një komunikim telefonik me redaksinë e Report Tv, Doçaj thotë se nuk ka lidhje me asnjë ngjarje kriminale, e konkretisht as me pengmarrjen e vrasjen e Jan Prengës, për të cilën sipas gazetarit Elton Qyno dyshohet si bashkëpunëtor, dhe nuk e di për çfarë arsyesh i janë sekuestruar pasuritë.

Ardian Doçaj thotë se nuk i njeh dhe nuk i ka takuar asnjëherë personat e arrestuar për Jan Prengën të marrë peng më 17 janar 2020 dhe që dyshohet se është vrarë në kompleksin “Golden” në pronësi të Altin Hajrit nga Shijaku, ky i fundit i shpallur në kërkim. Operacioni Forca e Ligjit ndërhyri sot në një aksion në Shkodër në zbatim të aktit normativ Anti-KÇK, ku sekuestroi disa pasuri, banesa, vila e automjete në pronësi të personave që dyshohet të kenë lidhje me pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës, ndërsa në kërkim për këtë ngjarje, si një nga organizatorët e saj është edhe Gentian Doçi.

Si quheni?

Ardian Doçaj.

Cili është problem juaj, përse na keni telefonuar?

Problem im është që unë e kam parë veten që më kanë shpallur një person me rrezikshmëri në shtetin shqiptar, ndërkohë që unë jam që nga data 2 nëntori jashtë territorit shqiptar. Kam pasaportën me vulat dhe i deklaroj që nesër që të arrijë që s’kam lidhje me atë punë dhe se di fare për çfarë arsye.

Po për çfarë ju akuzojnë, cila është akuza?

Akuza është që thojnë që unë jam një prej atyre pengmarrësve.

Të kujt?

Të Jan Prengës.

Ju e njihni këtë person?

Jo, nuk e njoh fare, nuk e di as se ekzistonte.

E kuptoj. Po personat që janë bërë publik në media se janë autorët e rrëmbimit dhe të vrasjes së tij i njihni? I keni takuar ndonjëherë?

Këta që janë të arrestuar asnjëherë s’i kam parë, s’di gjë fare hiç për ta. S’e di as kush janë ata.

Po Altin Hajrin?

As nuk e di se çfarë paraqitje ka fare.

Nuk e keni parë asnjëherë?

Unë s’kam qenë asnjëherë në jetën time atje ça quhet ajo …. në Shijak, nuk e di as nga i binte Shijaku.

 

Thatë që jetoni jashtë Shqipërisë…

 

Ka 15 vite që jetoj në kurbet.

 

15 vjet ?

 

Po.

 

Hera e fundit që keni ardhur në Shqipëri?

 

Hera e fundit ka qenë me 23 dhjetor të vitit 2018 dhe kam dalë nga Shqipëria në 2 nëntor të 2019 nga Maqedonia, Bullgaria. I kam të gjitha vulat në pasaportë që rezultojnë, në dogana nuk kalojnë false.

 

Keni ndërmend të vini në Shqipëri ta sqaroni këtë çështje ?

 

Po, po do vij nesër. Nesër unë zbres në orën 1 pasdite në Podgoricë.

Shqiptarja.com

Next Post
Mea Culpa e Zylfie Haklajt/ Shkëlqim Haklaj i vrau vëllezërit Demaj, kërkojmë ndjesë!

Mea Culpa e Zylfie Haklajt/ Shkëlqim Haklaj i vrau vëllezërit Demaj, kërkojmë ndjesë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Autoritetet italiane e kërkonin për trafik droge/ Arrestohet në Turqi vëllai i “Visit të Pojës”

Autoritetet italiane e kërkonin për trafik droge/ Arrestohet në Turqi vëllai i “Visit të Pojës”

January 30, 2026
DETAJE / Meta tre orë përballje me SPAK: Hetime të fabrikuara, të hetohet kush bëri pagesat

Apeli i GJKKO lë në fuqi masën arrest me burg për Ilir Metën

January 30, 2026
Agjenti digjital, informacion dhe vetërregullimi

“Ministri i Drejtësisë të vërë pikat mbi ‘i’”/ Yzeiri : SPAK burgosi pa gjyq Erion Veliajn, Metën pa asnjë akuzë!

January 30, 2026
SPAK operacion, kontrolle te kompania farmaceutike ‘Evita’ e Klodian Allajbeut

SPAK operacion, kontrolle te kompania farmaceutike ‘Evita’ e Klodian Allajbeut

January 30, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

“PD, e rrezikshme ka bërë gjithë të zezat”, Çupi: Berisha kërkon të mbulojë krimin me krim

January 30, 2026
30 mijë veprimtari në kuadër të Festës së Pranverës

30 mijë veprimtari në kuadër të Festës së Pranverës

January 30, 2026
27-vjetori i masakrës së Reçakut, Kurti: Kjo është ende një plagë e hapur dhe pret për drejtësi

Kurti për Bordin e Paqes: Kosova dëshiron të kontribuojë ku të ketë nevojë

January 30, 2026
U kap pas 29 vitesh, si Kostandin Nishku vrau me gjakftohtësi të miturin me plumb në kokë

U kap pas 29 vitesh, si Kostandin Nishku vrau me gjakftohtësi të miturin me plumb në kokë

January 30, 2026
Berisha njofton protestën e radhës: Ju pres pas një muaji në Tiranë që të shpëtojmë Shqipërinë

Berisha njofton protestën e radhës: Ju pres pas një muaji në Tiranë që të shpëtojmë Shqipërinë

January 30, 2026
Zyrtari i lartë europian ‘qorton’ Shqipërinë për paraburgimin, Rama ndan deklaratën

Zyrtari i lartë europian ‘qorton’ Shqipërinë për paraburgimin, Rama ndan deklaratën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In