• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

OFL e sekuestroi, GJKKO rrëzon kërkesën e SPAK për konfiskimin e “Golden resort” të Altin Hajrit: Ka burime të…

by Java News
03/05/2021 13:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Operacioni OFL pëson një tjetër goditje! Gjykata e posaçme e apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar rrëzon kërkesën e SPAK për konfiskimin e pasurisë së Altin Hajrit pronarit të “Golden resort”. Sipas GJKKO pasuria s’duhet të konfiskohet dhe s’duhet ti kalojë shteti sepse ka burime te justifikueshme të të ardhurave.

Golden ishte pasuria e parë e sekuestruar nga OFL. OFL vendosi sekuestrimin e resortit pasi Hajrat u dyshuan per rrëmbimin dhe ekzekutimin e Jan Prengës por ende kjo akuzë nuk është vërtetuar ndaj tyre dhe ata s’kanë marrë dënim.

Ndërsa hetimi i SPAK për mosjustifikimin e pasurisë nuk ka bindur GJKKO dhe e ka rrëzuar konfiskimin. Aktualisht Golden Resort është nën menaxhimin e agjencisë së aseteve të sekuestruara dhe nëse SPAK humb apelin prona i kalon te zotit Altin Hajri. Pritet që në 20 maj të jetë seanca në apelin e GJKKO, ku do të merret vendimi.

Altin Hajri dyshohet se ka rrëmbyer më 17 janar 2020, Jan Prengën në Kamëz, në bashkëpunim me persona të tjerë, duke e dhunuar rëndë dhe më tej e kanë transportuar drejt kompleksit të dasmave në pronësi të tij, “Golden” ku dyshohet edhe të ketë ndërruar jetë si pasojë e plagëve, ndërsa trupin e kanë fshehur ku ende policia nuk ka mundur ta gjejë.

Për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, u arrestua edhe Bajram Hajri, por ai u la i lirë në pranverë të 2020. Aktualisht në burg ka mbetur vetëm kopshtari i kompleksit “Golden” Festim Bexhdili, ndërsa në kërkim janë Altin Hajri dhe Gentian Doçaj. Ata u arrestuan me akuzat “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, “Përkrahja e autorit të krimit”, të kryera në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”, por sot janë lënë të lirë me detyrim paraqitje apo arrest shtëpie në rastin e Olsi Turjes.

Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz më 17 Janar 2020, dhe prej më shumë se një vit trupi i tij nuk është gjetur. Kompleksi ‘Golden’ në Shijak u kthye ne skenën e krimit për Jan Prengën, ndërsa policia me anë të pamjeve filmike provoi praninë e trupit të tij dhe vendosi pas hekurave Leonard Hajri, Bajram Hajri, Festim Bexhdili, Olsi Turja si dhe Ardian Docaj, ku sot në burg ka mbetur vetëm Festim Bexhdili.

g.kosovari

Next Post
Von der Leyen: Nuk mund t`i ndajmë vaksinat me vendet e varfra!

"Koha të ringjallim turizmin", presidentja e KE: Qytetarët e vaksinuar të udhëtojnë drejt BE!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Të shpallet i pafajshëm e të lirohet “, zbardhen argumentat e avokatëve të Hashim Thaçit kundër kërkesës së Speciales për dënimin me 45 vjet burg

“Të shpallet i pafajshëm e të lirohet “, zbardhen argumentat e avokatëve të Hashim Thaçit kundër kërkesës së Speciales për dënimin me 45 vjet burg

April 5, 2026
Konsiderohet si shtylla kurrizore e industrisë së naftës, dronët iranianë godasin rafinerinë kryesore të Bahreinit

Konsiderohet si shtylla kurrizore e industrisë së naftës, dronët iranianë godasin rafinerinë kryesore të Bahreinit

April 5, 2026
“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

April 5, 2026
Policia bën bilancin e muajit mars: Janë finalizuar 96 operacione, 527 persona të arrestuar, 3 grupe kriminale të goditura

Policia bën bilancin e muajit mars: Janë finalizuar 96 operacione, 527 persona të arrestuar, 3 grupe kriminale të goditura

April 5, 2026
Sulmet izraelite në Liban, një vajzë 4-vjeçare mes viktimave

Sulmet izraelite në Liban, një vajzë 4-vjeçare mes viktimave

April 5, 2026
Dyshohet për krime lufte në Kosovë, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-pjesëtarin e Ministrisë së Brendshme serbe

Dyshohet për krime lufte në Kosovë, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-pjesëtarin e Ministrisë së Brendshme serbe

April 5, 2026
Aksident në aksin Lezhë–Milot/ Përplasen dy makina, pasagjerja përfundon në spital

Aksident në aksin Lezhë–Milot/ Përplasen dy makina, pasagjerja përfundon në spital

April 5, 2026
Tragjedi në Mesdhe, mbytet varka me emigrantë pranë Libisë, 80 persona të zhdukur, 32 të shpëtuar

Tragjedi në Mesdhe, mbytet varka me emigrantë pranë Libisë, 80 persona të zhdukur, 32 të shpëtuar

April 5, 2026
Mbrojtja e Thaçit kundër kërkesës për dënim me 45 vjet: Duhet të lirohet

Mbrojtja e Thaçit kundër kërkesës për dënim me 45 vjet: Duhet të lirohet

April 5, 2026
Kriza e karburanteve, dy luftëra që ndryshuan kanalet e furnizimit me naftë dhe gaz

Kriza e karburanteve, dy luftëra që ndryshuan kanalet e furnizimit me naftë dhe gaz

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In