• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

OFL “dështon” me Lul Berishën, pas ‘BMW’-së i rikthejnë edhe naftën e sekuestruar

by Java News
12/11/2020 12:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Berishës i rikthehet nafta e sekuestruar disa muaj më parë nga Operacioni Forca e Ligjit.

Bëhet me dije se prokuroria e Durrësit e cila përfaqësohet në këtë çështje nga Pali Decolli ka kërkuar heqjen e sekuestros për 1 milion e 200 mijë litrat e naftës.

Mësohet se Berisha ka bërë ankim ndaj OFL. Gjykata Administrative i ka dhënë të drejtë që t’i kthehen licencat.

“Shfuqizimin e Vendimit nr. 27, datë 06.05.2020 të Drejtorise se Pergjithshme te Sherbimeve te Transportit Rrugor, dhe Urdherit nr 16, datë 08.05.2020 “Per revokimin e Licencës. “Tregetimi me shumice i Naftes, Gazit, Nenprodukteve perfshire ato bio si dhe lendet djegese” me nr. LN-8067-08-2019 te subjektit “Rajan 2007” të Qendrës Kombëtare të Biznesit. Ligjërimin e masës së sigurimit të padisë, të vendosur me vendimin e datës 07.10.2020 të kësaj gjykate. Rrëzimin e padisë për dhënien e vendimit me ekzekutim të përkohshëm. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palëve të paditura. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 ditëve në Gjykaten Administrative të Apelit”, citohet në vendim.

Pak ditë  më parë gjykata i ktheu makinën e blinduar tip BMW Berishës si dhe licencën e shoqërisë “Rajan 2007”, përfshirë të gjitha të drejtat për të tregtuar dhe vazhduar biznesin në hidrokarbure.

Në maj të këtij viti OFL sekuestroi 1.2 milionë litra naftë dhe një magazinë doganore në Durrës në pronësi të Lulzim Berishës dhe Enkelejda Shoshit.

OFL arsyetoi asokohe se subjekti “Rajan 2007” në pronësi të tyre, pavarësisht se i ishte hequr licenca më datë 13.02.2019, 9 ditë pasi ish-anëtarit të bandës së Durrësit iu dërgua kërkesa për justifikimin e pasurisë, vijoi punën normalisht për furnizimin me karburant të anijeve të peshkimit në porte në mënyrë të paligjshme duke përdorur shantazhin ndaj konkurrencës dhe duke tentuar të krijojë një monopol kërcënues për operatorët e industrisë së peshkimit.

Lul Berisha, një nga emrat më të përfolur të botës shqiptare të krimit, u lirua me kusht nga Gjykata e Apelit të Durrësit. I cilësuar si ish-kreu i Bandës së Durrësit, ai rifitoi lirinë, pasi sipas avokatit mbrojtës ai vuante nga një sëmundje e rëndë.

Berisha u ndalua në vitin 2006 në Maqedoni dhe ndaj tij kanë rënduar akuzat për disa vrasje gjatë viteve 1998-2000.

I dënuar fillimisht me burgim të përjetshëm, reduktuar më pas me 25 vjet heqje lirie, Lulzim Berisha, 5 vitet e mbetura nga dënimi do ti kalojë në “liri me kusht”.

/a.r

Next Post
“Tre skenarë për përballimin e situatës”, Manastirliu: 1600 shtretër gati me stafe të trajnuara

"Tre skenarë për përballimin e situatës", Manastirliu: 1600 shtretër gati me stafe të trajnuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRI/ I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, Spanja sjell në pranga nga Barcelona vlonjatin e kërkuar!

EMRI/ I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, Spanja sjell në pranga nga Barcelona vlonjatin e kërkuar!

November 8, 2026
E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

“Jo më tregtim pa detektor”- Shpërthimi tragjik në Elbasan, eksperti paralajmëron: Duhet të ndryshojnë rregullat për përdorimin e gazit!

November 8, 2026
“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

November 8, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

November 8, 2026
Një grup protestuesish në bulevard, reagon Rama: Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm

Nuk e kuptoj, çfarë kërkojnë studentët?

November 8, 2026
SHBA zgjeron bllokadën ndaj Iranit, krijon task-forcë për të ndërprerë furnizimet tokësore me armë

SHBA zgjeron bllokadën ndaj Iranit, krijon task-forcë për të ndërprerë furnizimet tokësore me armë

November 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 9 Nëntor 2026

November 8, 2026
Berisha: Progres-raporti damkos Shqipërinë, do çlirojmë vendin nga narko-shteti

Berisha: Progres-raporti damkos Shqipërinë, do çlirojmë vendin nga narko-shteti

November 8, 2026
Ishte në kërkim nga autoritetet italiane dhe tentoi të hynte në Shqipëri, arrestohet 55-vjeçari me dy emra

I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho

November 8, 2026
“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In