Makina e Oficerit të Policisë Gjyqësore në Përrenjas, është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në oboorin e banesës së Pëllumb Radiçit, në momentin që mjeti ka qënë i parkuar.
Paraprakisht, dyshohet se zjarri është kryer qëllimisht, për shkak të detyrës që mban Radiçi.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes, për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
g.kosovari