• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Oficeri i RENEA-s tregon ngjarjen: Ja si na ngritën pritë në Lazarat

by
25/06/2015 10:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një oficer i RENEA-s, në kushtet e ruajtjes së identitetit ka rrëfyer  atë që ndodhi në Lazarat.

Në një intervistë për gazetën Panorama, ai tregon se pas mesnatës së të martës ka pasur informacione për të shtëna me armë në Lazarat.

“Organet e policisë kanë pasur informacion në rrugë informative se disa persona lëviznin të armatosur dhe të maskuar në fshat. Një ndër ta dyshohet se ka qenë i riu Xhuliano Mato”, shprehet ai për Panorama.

Pas kërkesës për ndihmë, në orët e mëngjesit dy autoblinda dhe dy furgona të RENEA-s janë nisur nga Tirana dhe kanë mbërritur në hyrje të Lazaratit.

“Pasi kanë devijuar nga rruga kryesore, dy blindat e RENEA-s kanë mbërritur në zonën e njohur si ish-Pularia. Dy blindat ndiqeshin nga një furgon me efektivë të RENEA-s. Në furgon ndodheshin gjashtë efektivë. Në sediljen e parë të pasagjerit ka qenë Ibrahim Basha dhe një efektiv tjetër. Furgoni ka qenë pranë ish-Pularisë kur është qëlluar. Mjeti ka qenë në një vend ku më parë kishin kaluar dy autoblindat. Drejt mjetit është hapur zjarr nga një distancë jo shumë e afërt, mendohet më shumë se 20 metra. Një plumb i shkrehur nga një armë, që mendohet snajper, ka kapur efektivin Ibrahim Basha në ballë, në lartësinë e vetullave. Nga goditja, trupi i tij është anuar duke i rënë drejtuesit të mjetit në prehër. Plumbi që i mori jetën ka qenë tejshpues, i njëjti ka goditur në shpatull edhe efektivin Jetmir Isai dhe ka prekur tangjent kokën e Perlat Hamitit”.

Ai thotë se oficerët ishin të veshur me pajisjet e nevojshme, por Bashën e kapi plumbi në ballë.

Sipas oficerit të RENEA-s, në fshat është shembur me Saurrel një mur avllie, për të krijuar alibinë se ka ndërhyrë policia.

Po ashtu ai dyshon se 17-vjeçari i arrestuar është lënë qëllimisht, për të hequr vëmendjen dhe për të krijuar alibi arratisje. Sipas tij, dyshohet se grupi i armatosur ka kohë që është formuar dhe armatosur.

Next Post

Basha nuk mund të fitojë asgjë pa mundur Berishën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
I shtyjmë njerëzit të ikin dhe pastaj i këndojmë mallit

I shtyjmë njerëzit të ikin dhe pastaj i këndojmë mallit

March 14, 2026
Pas sulmit me raketë, Ambasada e SHBA-ve në Bagdad kërkon largimin e amerikanëve nga Iraku

Pas sulmit me raketë, Ambasada e SHBA-ve në Bagdad kërkon largimin e amerikanëve nga Iraku

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In