• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Oferta për 2000 vende pune në Gjermani, ja si aplikohet

by Java News
20/11/2016 09:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Interesi i lartë i Gjermanisë për krah pune ka gjetur vend në Shqipëri. Erfat-Steuber është zyra më e re e punësimit, e inauguruar një ditë më parë, e cila u ofron aplikantëve punësim në kushte të njëjta me shtetasit gjermanë e, mbi të gjitha, pa kosto ndërmjetësimi.

Vetëm në ditën e saj të parë, kjo zyrë ofron 2 mijë vende pune për minatorë. Dhe ky është vetëm fillimi. Një larmi profilesh që do të jenë në dispozicion në ditët në vijim, do të ofrojnë punë për krahun e lirë punëtor.

PROCEDURA E PUNËSIMIT

Për të aplikuar për një vend pune në Gjermani nëpërmjet zyrës së punësimit “Erfat-Steuber” nuk nevojitet asgjë, veç kartës së identitetit. Ndryshe nga dhjetëra agjencitë që operojnë sot në treg, me dhe pa licencë, të cilat u mbajnë punëkërkuesve një tarifë ndërmjetësimi, kjo agjenci nuk e bën një gjë të tillë.

Aplikantit i duhet vetëm të paraqitet në këtë zyrë dhe të plotësojë një formular me të dhënat e tij, i cili i shkon shtetit gjerman. Mjafton që personi të mos jetë i ndjekur penalisht që të vijojë procedura e punësimit, për vendin që ofrohet.

Pas përgjigjes pozitive, agjencia kryen aplikimin për vendin e punës, nga ku siguron detajet për fillimin e punës: dita, ora, akomodimi e të tjera. Në këtë moment, aplikanti në prag të fillimit të punës ndodhet përpara dy zgjedhjesh: mund t’i marrë përsipër të gjitha vetë, ose t’ia lërë në dorë agjencisë.

Kjo e fundit është e gatshme nëpërmjet bankës gjermane Wolksbank të mbulojë të gjitha shpenzimet e duhura për një person në nevojë. Ndërkohë, vetëm pasi ai të ketë filluar punë, detyrimet do të shlyhen muaj pas muaji duke i mbajtur një shumë modeste.

Në rastin konkret, shteti gjerman kërkon 2 mijë minatorë, të cilët mund të punësohen me kontrata të rregullta pune 3- vjeçare kundrejt një pagese prej 2800 eurosh në muaj. Paga është në varësi të profilit të zanatçinjve që do të kërkohen.

Pranë kësaj agjencie mund të drejtohen kryesisht krahu i lirë për punë si: marangoz, tornitor dhe punëtor krahu në ndërtim. Me rëndësi është fakti se një i punësuar atje ka të njëjtat të drejta, pagë e siguracione me shtetasit gjermanë.

INAUGURIMI

Gjuha e huaj apo shkollimi nuk është kusht për të aplikuar për një vend pune pranë kësaj zyre. “Aplikimi i personave do të bëhet në bazë të profesionit në Gjermani, me kontrata të rregullta pune. Të interesuarit do të mund të aplikojnë pa pagesë me mbështetjen e ABI Bank dhe Wolksbank në shtetin gjerman.

Shlyerja e shumës që i duhet një aplikanti për të shkuar atje do të bëhet vetëm pasi ai të ketë filluar punë. Me pak fjalë, shqiptarët do të punojnë atje me të njëjtat kushte si shtetasit gjermanë”, sqaron Iva Dobrovishti, drejtoresha e zyrës së punësimit. Në ditën inaugurimit, të pranishëm ishin zyrtarë të atashuar në Gjermani, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në hapjen e kësaj zyre, e cila është qendra e “Erfat-Steuber” në Ballkan.

Milazim Jusaj, anëtar i këshillit të integrimit të qytetit të Hagenit, njëkohësisht anëtar dhe politikan i partisë social-demokrate SPD, e cilësoi këtë një eksperiencë të suksesshme, e cila duhet të implementohet edhe në vende të tjera.

Për Anduena Stephan, konsulle e nderit e Republikës së Shqipërisë në Gjermani, në landin e Rinit të veriut dhe Vestfalisë, punësimi jashtë vendit mbetet alternativa e të rinjve që nuk shohin të ardhme në vendin e tyre.
Panorama/d.i.

Next Post
Indi, treni del nga shinat, 96 të vdekur dhe shumë të plagosur

Indi, treni del nga shinat, 96 të vdekur dhe shumë të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbreti i Panairit

Ja si qelbet Kuba

April 1, 2026
Azia në “shok” energjetik, kërkon shpëtim nga Moska

Azia në “shok” energjetik, kërkon shpëtim nga Moska

April 1, 2026
I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestohet në Këlcyrë me qëllim ekstradimin 51-vjeçari

I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestohet në Këlcyrë me qëllim ekstradimin 51-vjeçari

April 1, 2026
Qeveria miraton identitetin digjital, Ibrahimaj: Bord për filtrimin e investimeve të huaja në sektorët kritikë

Qeveria miraton identitetin digjital, Ibrahimaj: Bord për filtrimin e investimeve të huaja në sektorët kritikë

April 1, 2026
Baza MAGA e ndarë, Izraeli në krizë! A po humbet kontrolli mbi konfliktin?

Baza MAGA e ndarë, Izraeli në krizë! A po humbet kontrolli mbi konfliktin?

April 1, 2026
Gjykata e Posaçme ndryshon masat e sigurisë për 4 të pandehurit e dosjes “Bankers”

Gjykata e Posaçme ndryshon masat e sigurisë për 4 të pandehurit e dosjes “Bankers”

April 1, 2026
Majko: Dekreti i Metës për Begajn një surprizë pozitive, nuk e kishte për detyrë nga Turqia

“Po lirojnë të korruptuarit”, PD letër ambasadave në Tiranë: Monitoroni Gjykatën e Lartë

April 1, 2026
VIDEO / “Edhe komunistët janë më të mirë…”! Demokrati i Durrësit, në dyert e PD: Berisha të hapë garën për kryetar

VIDEO / “Edhe komunistët janë më të mirë…”! Demokrati i Durrësit, në dyert e PD: Berisha të hapë garën për kryetar

April 1, 2026
“Jeni të vjetër…”, Starmer replikon me Trump: Thoni ç’të doni, Britania nuk përfshihet në luftë

“Jeni të vjetër…”, Starmer replikon me Trump: Thoni ç’të doni, Britania nuk përfshihet në luftë

April 1, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Nufi: Shqipëria, faktor stabiliteti dhe aleat i besueshëm

17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Nufi: Shqipëria, faktor stabiliteti dhe aleat i besueshëm

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In