• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Oferta konkrete/ E bujshme për Jasir Asanin, sulmuesi i Kombëtares kalon në La Liga gjatë janarit

by Java News
18/10/2023 17:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jasir Asani është njeriu i momentit në Kombëtaren shqiptare. Me tre golat e tij, 28-vjeçari ka bërë që kuqezinjtë të jenë me 99.99 përqind në finalet e Euro 2024. E duket se puna e shkupjanit është shpërblyer, me ofertat për të që nuk mungojnë nga Spanja, Italia, Gjermania apo edhe Arabia Saudite.

Gazetari Arlind Sadiku bën me dije se në janar sulmuesi kuqezi do i bashkohet Celta Vigos në Spanjë. Klubi i La Ligas duket më i interesuar për shërbimet e tij, me Asanin që do rikthehej në Evropë pas disa muajve të kaluar në Korenë e Jugut me Guangju FC.

Edhe pse ka kontratë deri në dhjetorin e 2024 me klubin koreano-jugor, forma e Asanit ka bërë që shumë klube të jenë të gatshme të paguajnë për shërbimet e tij. Me vlerë 700 mijë euro në treg, duket se Celta ka “pronotuar” sulmuesin, por nuk përjashtohen surprizat në merkaton e janarit 2024.

E sigurt është se ish-sulmuesi i Partizanit do largohet nga Koreja e Jugut, pasi ofertat për të janë të shumta. Në deklaratën e fundit vetë Asani ka pranuar se do preferonte të luante në Serie A.

Me shtatë gola dhe tre asiste në 30 ndeshje me Guangju, Asani është ylli që shkëlqeu me ardhjen e Sylvinhos në Kombëtare, teksa priti moshën 28-vjeçare për të veshur fanellën kuqezi, duke refuzuar Maqedoninë e Veriut. Epo, i duruar i fituar thotë populli./m.j

Next Post
Gjenden të vdekur burrë e grua në Lushnje, dyshohet të jenë asfiksuar nga gazi

Emrat/ Plagoset me armë zjarri një 16-vjeçar, policia shpall në kërkim autorin. Detajet nga ngjarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump kërcënon me tarifa 50% vendet që furnizojnë Iranin me armë. Garda Revolucionare paralajmëron: “Duart në këmbëz”…

Trump kërcënon me tarifa 50% vendet që furnizojnë Iranin me armë. Garda Revolucionare paralajmëron: “Duart në këmbëz”…

April 8, 2026

Rrethi i dikurshëm Tiranë

April 8, 2026
Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

April 8, 2026
Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

April 8, 2026
Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

April 8, 2026
Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

April 8, 2026
Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 8, 2026
Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

April 8, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Miratohen çmimet e reja, ulet me vetëm 4 lekë nafta në Shqipëri

April 8, 2026
“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët

Kurti zbulon planet për 2030: Palestra e re e xhudos, mikpritëse e sporteve luftarake në Lojërat Mesdhetare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In