• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Oferta” e demokratëve/ Zheji: Tregon se s’ka rrotacion në 2025. Minxhozi: Pasojë e rënies së influencës së Berishës

by Java News
23/01/2024 21:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas bashkimit të votave të Bruksel, deputetët e opozitës jashtë kontrollit të Bashës, nisin të krisin radhët edhe në Tiranë. Ferdinand Xhaferraj lë të kuptohet se mund të votojë ligjin për amnistrinë nëse maxhoranca merr parasysh një amendament, nga i cili përfiton Ervin Salianji, i dënuar për skandalin Babale.

Analisti Artur Zheji, i ftuar në “Real Story” foli për pazare individuale të deputetëve opozitarë. “Janë disa shenja që edhe në 2025 propabilitetet për rotacion janë të vogla dhe drejt zeros. Në këtë pikëpamje, ekonomizojnë energjitë individualisht. Secili merr lapsin dhe bën kalkulimet se ku jam unë.”, tha Zheji.

Ndërkohë, analisti Skënder Minxhozi theksoi se këto lëvizje të deputetëve opozitarë vijnë pas rënies së influencës së Sali Berishës, i cili ndodhet në arrest shtëpiak.

“Kur thua se nuk janë të Bashës këto tre emra (Salianji, Xhaferri dhe Tabaku), e kam vështirë ta besoj që janë edhe të Berishës sepse kanë secili dinamikat e tyre. Xhaferri ka qenë një ndër zërat më kritikë të Berishës kur u shpall non grata. Këtë tezën pa Berishën nuk ka zgjidhje e kanë bërë moto të përgjithshme. E bëjnë për komoditet. Por më duket se nuk janë tre deputetë të rreshtuar me Berishën.

Asnjëri nga të tre s’i kemi parë te Berisha. Tabaku është një produkt de facto i ndërkombëtarëve sepse kontrollohet nga ta. Me futjen e tre votave të tjera nga opozita, numerikisht bie pesha e Bashës sepse luante me idenë që unë jam i vetmi që brenda opozitës mund t’i jap Ramës 84. Problemi është që e shoh këtë edhe si një diçka që bie ndesh me atë që t’i thua, që Berisha nuk po del më i fuqishëm politikisht. 

Këto lëvizje i shoh ikën macja, luan minjtë. Më duket se mbyllja e Berishës po fillon të japë një efekt ku nuk e ka më atë kontrollin dhe në atë masë të Berishës që i mbante afër por nuk i kishte de facto të vetët. Dhe këta persona janë të tillë, më të prirurit për t’u larguar nga Berisha dhe për t’u afruar tek qeveria sepse nuk janë më në suazën e tij. Kam përshtypjen se ndoshta këto lëvizje, tani që edhe votat kanë rëndësi, këto janë vota individuale që vijnë edhe si pasojë e rënies së influencës së doktorit për shkak të izolimit fizik dhe që nuk mund ta kontrollojë.”, shtoi Minxhozi.

/f.s

Next Post
Shqiptari i famshëm që rriti çmimet e ilaçeve kërkon lirinë nga burgu për të zbuluar kurën e COVID-19

Gjykata lë në fuqi vendimin për shqiptarin “më të urryer” në SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri i Drejtësisë urdhëron 22 inspektime për noterët, heqje licence, gjoba dhe vërejtje me paralajmërim

Ministri i Drejtësisë urdhëron 22 inspektime për noterët, heqje licence, gjoba dhe vërejtje me paralajmërim

January 20, 2026
‘Paraja rrëfen’, Sejko: Historia e sistemit monetar është bazë për stabilitetin e së ardhmes

‘Paraja rrëfen’, Sejko: Historia e sistemit monetar është bazë për stabilitetin e së ardhmes

January 20, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 21 Janar 2026

January 20, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Parandalimi i korrupsionit, ministrja Pirdeni shpjegon pesë nisma, në “sitë” financimi dhe lobimi i partive

January 20, 2026
Shkatërrohet organizata shqiptare e drogës në Itali, 8 urdhër arreste

Shkatërrohet organizata shqiptare e drogës në Itali, 8 urdhër arreste

January 20, 2026
Aktorja Gridë, presidentët e zemëruar dhe vapa e madhe në shtator

Po sikur ta mbyllim edhe parlamentin?

January 20, 2026
Integrimi, Gogu: Transparenca e medias, prioritet në këtë fazë të negociatave. Dekriminalizohet shpifja për gazetarët

Integrimi, Gogu: Transparenca e medias, prioritet në këtë fazë të negociatave. Dekriminalizohet shpifja për gazetarët

January 20, 2026
Mbi 30 të vdekur nga sulmi rus në Ukrainë, reagon BE: Sulm barbar, duhet urgjent armëpushim

“Kur miqtë shtrëngojnë duart, kjo duhet të thotë diçka”, Presidentja e KE: Tarifat e Trump janë një gabim!

January 20, 2026
Aksidenti hekurudhor në Spanjë, numri i të vdekurve shkon në 41, vendi nis tre ditë zie

Aksidenti hekurudhor në Spanjë, numri i të vdekurve shkon në 41, vendi nis tre ditë zie

January 20, 2026
“Administrativja” kthen në detyrë Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë

“Administrativja” kthen në detyrë Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In