Forcat libiane të qeverisë së unionit kombëtar (GNA) filluan sot një ofensivë të re kundër pozicioneve të fundit të Shtetit Islamik (ISIS) në qytetin e Sirtes, sipas një komunikate.
“Forcat tona përparojnë në brendësi të pozicioneve të fundit ku fshihen luftëtarët e mbetur të ISIS-it në lagjen N. 3 dhe ku kontrollojnë shumë pozicione”, njofton në profilin Facebook qendra për median e forcave besnike të qeverisë së unionit.
E pozicionuar pranë Mesdheut rreth 450 kilometra në lindje të Tripolit, Sirte u bë bastioni i ISIS-it në Libi pas pushtimit të saj në qershor 2015./a.m.