• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ofensiva turke kundër kurdëve në Siri, SHBA kritikon ashpër Ankaranë

by A R
29/08/2016 22:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur këtë të hënë se luftimet mes Turqisë, rebelëve proturq dhe forcave të përbëra nga kurdët në veri të Sirisë janë të “papranueshme” dhe si të tilla duhen ndalur urgjentisht.

Përplasjet në vendndodhjet ku i ashtuquajturi Shtet Islamik nuk është i pranishëm përbëjnë një “burim shqetësimi të thellë”, bëri të ditur i dërguari amerikan në koalicionin anti-ISIS, përmes një statusi në “Twitter”.

Forcat turke kanë sulmuar ato që ata i quajnë “terroristë” kurdë, që kur kaluan përtej kufirit sirian gjatë javës së kaluar. Megjithatë, pjesëtarë të milicisë kurde “YPG” thonë se Turqia ka një dëshirë të fshehur për të pushtuar territorin sirian. Ankaraja nga ana e saj pretendon se, me inkursionet e ndërmarra së fundi synon të mbajë larg kufirit të saj si luftëtarët e Shtetit Islamik, ashtu dhe ata kurdë.

Ushtria turke dhe fraksioni i rebelëve aleatë të Ushtrisë së Lirë Siriane (FSA) detyruan militantët e Shtetit Islamik të largoheshin nga qyteti sirian kufitar i Jarablusit, të martën e kaluar, e më pas kanë bombarduar fshatrat fqinje të kontrolluara prej Forcave Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra prej kurdëve, por edhe të mbështetura prej Shteteve të Bashkuara.

Turqia ka këmbëngulur që milicia kurde, të cilën e konsideron si terroriste, të tërhiqet më në lindje përgjatë lumit Eufrat. Ndërkohë, Njësitë e Mbrojtjes Popullore Kurde (YPG), që dominojnë mes forcave të SDF-së, kanë bërë të ditur se ata janë tërhequr, por shtojnë se veprimet e fundit të Turqisë kundër tyre janë thjesht një “justifikim” për të pushtuar Sirinë.

Zëdhënësi i Pentagonit, nga ana tjetër, ripërsëriti thirrjen e Uashingtonit për tërheqjen e YPG-së përtej lumit, gjë që sipas tij ka ndodhur në pjesën më të madhe. Por, ai paralajmëroi se operacionet e pakoordinuara “ofrojnë shteg për ISIS-in që të gjejnë mundësi të sulmojnë sërish Turqinë, SDF-në, Shtetet e Bashkuara, apo edhe partnerët tanë anembanë botës”, transmeton TCh.

Shqetësimi i Turqisë për zgjerimin e mundshëm të kurdëve u shtua më së shumti pasi SDF-ja mori nën kontroll qytetin strategjik sirian të Manbijit, dy javë më parë. Kjo, sepse Turqia po e lufton kryengritjen kurde në juglindjen e vendit prej dekadash, ndaj dhe frikësohet se fitoret e kurdëve në veri të Sirisë mund të nxisin ndjenjat separatiste të kurdëve në vendin e tyre.

Next Post
FOTOT/ “Policia që duam”, ja gjesti human i efektivit në Durrës

FOTOT/ "Policia që duam", ja gjesti human i efektivit në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bruksel, Balla me reporterin për Shqipërinë: Negociatat mbyllen në 2027, ritmi nuk ndalet

Bruksel, Balla me reporterin për Shqipërinë: Negociatat mbyllen në 2027, ritmi nuk ndalet

February 25, 2026
“Në SPAK, prova të reja për vrasjet e Haklajve”, Beqiri: Berisha qëndron në krye të grupit të strukturuar

“Në SPAK, prova të reja për vrasjet e Haklajve”, Beqiri: Berisha qëndron në krye të grupit të strukturuar

February 25, 2026
Irani po zhvillon raketa me rreze të gjatë?! Paralajmërimi i SHBA-ve para bisedimeve në Gjenevë

Irani po zhvillon raketa me rreze të gjatë?! Paralajmërimi i SHBA-ve para bisedimeve në Gjenevë

February 25, 2026
Analizë | Rusia e 2026-ës në kolaps, Putin po torturon edhe popullin e vet

Analizë | Rusia e 2026-ës në kolaps, Putin po torturon edhe popullin e vet

February 25, 2026
‘I ati i Malltezit iu tha familjeve jeni dëmshpërblyer me monedha ari’, Paro Laçi: Na dolën pseudo-pronarët! Berisha me dhëndrin më bënë presion

“Kërkoi shkatërrimin e klubit “Partizani”, Paro Laçi: Berisha ka dhënë urdhër për të vrarë!

February 25, 2026
Hetimet ndaj Ballukut, avokati: Nuk ka prova të reja, çështja po ngrihet mbi interpretime!

Hetimet ndaj Ballukut, avokati: Nuk ka prova të reja, çështja po ngrihet mbi interpretime!

February 25, 2026
Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur

Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur

February 25, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Këshilli i Mandateve nuk mori vendim njësoj si “Kushtetuesja”. Duket që ka një ngërç

February 25, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, temperaturat nuk ndryshojnë

February 25, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Debati për heqjen e imunitetit të Ballukut, Vangjeli: Paradoks deri në kufijtë e absurdit!

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In