• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ofensiva e Ambasadave kundër opozitës: Dënoni dhunën në protestat tuaja!

by A R
13/05/2019 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm një orë para nisjes së protestës së opozitës, ambasadat më të rëndësishme në vend kanë reaguar ashpër mbi dhunën e 11 Majit.

Më herët, Ministria e Punëve të Brendshme tha se kishte informacion mbi përdorimin e bombave molotov edhe sot. Informacion ky që sëbashku me ngjarjet e së shtunës mesa duket ka shqetësuar edhe trupat diplomatike në vendin tonë.

Ka qenë Ambasada e SHBA-ve e para që përmes një deklarate publike u ka personalisht kërkuar Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit jo vetëm të dënojnë dhunën e mbështetësve të tyre, por edhe të bashkëpunojnë me hetimet.

“Dhuna e 11 Majit çoi në plagosje dhe dëmtime të pronës, përfshirë edhe dëmtim të vendbanimit së Ambasadorit të OSBE-së. Këto veprime të dhunshme ishin të paligjshme dhe jodemokratike” – deklaron Uashingtoni ndër të tjera.

Ndërkohë që Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar kërkon dialog mes palëve politike. Britanikët përveçse dënojnë dhunën, u kërkojnë drejtuesve të opozitës që të garantojnë qetësinë publike.

“Ne dënojmë me gjithë zemër intimidimin e ambasadorit të OSBE-së dhe dëmet e shkaktuara në rezidencën e tij zyrtare. Nuk ka vend për veprime të tillë në një demokraci moderne” – thonë britanikët në një deklaratë.

Ambasada gjermane shprehet e shqetësuar për 11 Majin. Ajo shkruan se veçanërisht i shqetëson fakti, që drejtuesi i Prezencës së OSBE në Shqipëri është kërcënuar.

“U bëjmë thirrje udhëheqësve të opozitës Basha dhe Kryemadhi të dënojnë të gjitha format e dhunës ndaj njerëzve dhe institucioneve dhe t’i parandalojnë ato në mënyrë efektive. Si organizatorë ata mbajnë përgjegjësi për zhvillimin paqësor të demonstratave” – shkruan ambasada gjermane

Për ambasadën italiane udhëheqësit e opozitës duhet ta dënojnë dhunën dhe të garantojnë që protestat e ardhshme të brenda kornizave ligjore.

Më herët edhe dy eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan bënë thirrje për vetëpërmbajtje. Përmes një letre ata thanë se protestat si ajo e 11 Majit krijojnë idenë e gabuar se Shqipëria nuk është gati për Bashkimin Evropian.

/javanews/a.rada

Next Post
Berlini: U kërcënua ambasadori Borchardt! Basha dhe Kryemadhi kanë përgjegjësi…

Berlini: U kërcënua ambasadori Borchardt! Basha dhe Kryemadhi kanë përgjegjësi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

IMT nis verifikimet në Velipojë, thirrje bizneseve për çmontimin e strukturave deri më 5 mars

Pushuesi nga Kosova humb jetën në plazhin e Velipojës! I moshuari u ndje keq sapo u fut në ujë, ja për çfarë dyshohet

September 7, 2026
Sara Mila reagon ndaj video-montazheve: Balta e kazanit s’ma ndal dëshirën dhe përkushtimin për…!

Sara Mila reagon ndaj video-montazheve: Balta e kazanit s’ma ndal dëshirën dhe përkushtimin për…!

September 7, 2026
Protesta, hija e vetvetes?

Revolucioni, me virusin e sistemit të vjetër?

September 7, 2026
Lamine Yamal dhe Ines Garcia arratisen në Paris, pamjet romantike në kryeqytetin francez

Lamine Yamal dhe Ines Garcia arratisen në Paris, pamjet romantike në kryeqytetin francez

September 7, 2026
Barcelona makineri golash, starti i sezonit të ri është për rekord, thyen edhe atë të Guardiolës!

Barcelona makineri golash, starti i sezonit të ri është për rekord, thyen edhe atë të Guardiolës!

September 7, 2026
Burnley i shton konkurrencën Brojës, Jamie Vardy i bashkohet ekipit deri në fund të sezonit, trembet shqiptari!

Burnley i shton konkurrencën Brojës, Jamie Vardy i bashkohet ekipit deri në fund të sezonit, trembet shqiptari!

September 7, 2026
Dhunoi dhe këcënoi Eduart Kuçin, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për këngëtarin Jozefin Marku dhe shokun e tij Kristjan Nikolli! Dy ende në arrati

Dhunoi dhe këcënoi Eduart Kuçin, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për këngëtarin Jozefin Marku dhe shokun e tij Kristjan Nikolli! Dy ende në arrati

September 7, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

“Ah, sikur ta kisha shkruar vetë!”- Rama ndan reflektimin për manipulimin dhe urrejtjen në hapësirën publike: Lexojini se do gjeni shumë fytyra e mashtrime!

September 7, 2026
Moti ekstrem/ Thatësira ul nivelin e Fierzës, 2 muaj pa reshje, prurjet bien në vetëm 40 m³ ujë në sekondë

Moti ekstrem/ Thatësira ul nivelin e Fierzës, 2 muaj pa reshje, prurjet bien në vetëm 40 m³ ujë në sekondë

September 7, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Kush e di verdiktin e 16 shtatorit?

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com