• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Oerd Bylykbashi: Pse refuzoi Basha ftesën e Ramës

by Aalison Pearse Stevens
05/04/2016 09:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në emisionin e sotëm të “Tonight Ilva Tare” ishte i ftuar deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylybashi, si dhe dy gazetarë të tjerë për të diskutuar për reformën në drejtësi. Deputeti demokrat shpjegoi edhe arsyen se pse nuk ka një përgjigje pozitive për t’u ulur në dialog me kryeministrin e vendit Edi Rama.

Bylykbashi: Për fat të keq, ai e vrau letrën e tij me një fjalë. E ka shkruar në letër. Zt. Rama mund të shkruaj një letër tjetër dhe ta korrigjoj gabimin. Po ta lexoni letrën e Ramës është e përgjithshme dhe jo e specifikuar. Rama thotë një gjë shumë të thjeshtë; hajdeni të mos biem dakord.

Komisioni i Venecias dhe ODIHR në asnjë rast nuk do të lejonin rënien në standard të propozimeve të Partisë Socialiste. Kësaj radhe nuk është kështu. Nuk i lihet asnjë hapësirë propozimi opozitës dhe sigurisht një qasje e tillë siç është reforma në drejtësi dhe eventualisht mund të përsëritet edhe tek reforma zgjedhore, nuk na çon askund tjetër përveç se mos dakordësinë, atë që kërkon z.Rama.

Deputeti demokrat zbuloi edhe një dobësi sipas tij të kryeministrit.

Bylykbashi: Po humbasin kohë kot. Edi Rama kur është i fuqishëm nuk bën marrëveshje. Kur është i dobët bën marrëveshje. Ka një problem të madh; ka një recidivizëm të frikshëm në thyerjen e marrëveshjeve.

Tare: Ka një hipotezë sipas të cilët, Partia Demokratike nuk donte t’i jepte kartën e dialogut kryeministrit Rama përpara vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë.

Bylykbashi: Kemi një ftesë të Ramës, i cili ka një përpjekje, dhe përpjekja e tij është; a mund ta vë Partinë Demokratike gjithmonë e më në një qoshe në mënyrë që opinioni publik ta gjykojë se ajo po bllokon. Dhe nëse e çoj vendin në zgjedhje të parakohshme, unë të fitoj!

Deputeti i opozitës tha se Reforma në Drejtësi duhet të miratohet sa më shpejtë në mënyrë që të ngrihet edhe Byroja e Hetimit, duke shtuar se kjo reformë është nevojë therëse.

Bylybashi: Unë dua të shoh sa më shpejt që Byroja Kombëtare e Hetimit dhe prokuroria antikorrupsion të çojë ministra të kësaj qeverie në burg për tendera të drejtpërdrejtë dhe korrupsion.

 

Next Post

Festa kombëtare, Obama lëshon batuta për Greqinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

November 9, 2026
Megatek, koha për të përfituar nga Gift Card! Bli më lirë deri më 22 nëntor!

Megatek, koha për të përfituar nga Gift Card! Bli më lirë deri më 22 nëntor!

November 9, 2026
Faza e dytë e Territoriales, PS shton në Komision deputetë të Doshit dhe Shehajt, mbeten jashtë Lapaj e Qorri!

Faza e dytë e Territoriales, PS shton në Komision deputetë të Doshit dhe Shehajt, mbeten jashtë Lapaj e Qorri!

November 9, 2026
Vuan nga leuçemia, nxënësit dhe mësuesit e Fierit solidarizohen në ndihmë të 11-vjeçarit!

Vuan nga leuçemia, nxënësit dhe mësuesit e Fierit solidarizohen në ndihmë të 11-vjeçarit!

November 9, 2026
“Mos u habisni kur…”- PD braktisi mbledhjen, PS i vendos afate PD për Reformën Zgjedhore! Balla: Pas 30 nëntorit i çojmë propozimet në Kuvend

“Mos u habisni kur…”- PD braktisi mbledhjen, PS i vendos afate PD për Reformën Zgjedhore! Balla: Pas 30 nëntorit i çojmë propozimet në Kuvend

November 9, 2026
Autoriteti për ish-dokumentet e Sigurimit të Shtetit kërkesa për investim te “Xhafaj”! Financat: S’e ka përdorur plotësisht buxhetin e dy viteve të fundit

Autoriteti për ish-dokumentet e Sigurimit të Shtetit kërkesa për investim te “Xhafaj”! Financat: S’e ka përdorur plotësisht buxhetin e dy viteve të fundit

November 9, 2026
Lufta hibride/ Rusia pas protestave në Francë? Raporti i BE: Shfrytëzoi kaosin për narrativë kundër emigrantëve!

Lufta hibride/ Rusia pas protestave në Francë? Raporti i BE: Shfrytëzoi kaosin për narrativë kundër emigrantëve!

November 9, 2026
Liga e Kombeve/ Maran fton tifozët në stërvitje: Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh!

Liga e Kombeve/ Maran fton tifozët në stërvitje: Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh!

November 9, 2026
“Kemi policë me kafkë të çarë e këmbë të thyer!”- Kapri akuza për autobotet e dronët në protestë, Hita: Zero lekë nga buxheti, janë në përdorim!

“Kemi policë me kafkë të çarë e këmbë të thyer!”- Kapri akuza për autobotet e dronët në protestë, Hita: Zero lekë nga buxheti, janë në përdorim!

November 9, 2026
“Më 2011 më larguan”- “Partizani”, ish-Gjenerali dëshmon në GJKKO për përplasjen me ish-ministrin e Mbrojtjes: Më tha se ia kërkonin e duhej firmosur!

“Më 2011 më larguan”- “Partizani”, ish-Gjenerali dëshmon në GJKKO për përplasjen me ish-ministrin e Mbrojtjes: Më tha se ia kërkonin e duhej firmosur!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In